Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP sot organizon konferencë për media me temë: “Cilat duhet të jenë prioritetet e qeverisë së re në sektorin e energjisë në Kosovë? – Rekomandime dhe propozime nga shoqëria civile”.
Me rastin e Ditës Botërore të Energjisë, Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP sot organizon konferencë për media me temë: “Cilat duhet të jenë prioritetet e qeverisë së re në sektorin e energjisë në Kosovë? – Rekomandime dhe propozime nga shoqëria civile”, transmeton lajmi.net.
Në këtë takim, përfaqësuesit e INDEP do të prezantojnë të gjeturat e tre punimeve, respektivisht: Hap pas hapi drejt tranzicionit të energjisë në Kosovë; Siguria e energjisë përtej qymyrit dhe energjia nga burimet e ripertrishme – kapacitetet gjeneruese në shkallë të vogël.