Zyrtarët e qeverisë së Serbisë kanë filluar sulmet ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për shkak të qëndrimit të këtij të fundit për çështjen implementimit të marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Marko Gjuriq, ka thënë se deklaratat e Kurtit se “Asociacioni ka vdekur”, tregojnë se kreu i VV’së është një politikan i së kaluarës, dhe që nuk është i interesuar për të vendosur paqe dhe stabilitet në rajon.
Sipas tij, një qëndrim i tillë i Kurtit kundër krijimit të AKS’së, është edhe zhvlerësim i punës së BE’së, me ndërmjetësimin e të cilëve është arritur edhe marrëveshja.
“Duke mos inkurajuar krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, Kurti zhvlerëson drejtpërdrejt BE-në, me ndërmjetësimin e të cilëve është arritur edhe Marrëveshja e Brukselit”, ka thënë Gjuriq.

Tutje Gjuriq ka folur edhe për bashkëpunimin dhe takimet me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, si Nenad Rashiq, Sllobodan Petroviq e Rada Trajkovic. Ai thotë se një gjë e tillë është injorim i dëshirës së serbëve, pasi sipas tij Trajkoviq, Rashiq e Petroviq kanë fituar vetëm 3 për qind të mbështetjes së serbëve, shkruan rts.
“Duke bashkëpunuar me serbë, si Rada Trajkoviq, Rashiq, e Petroviq, që bashkë kanë marrë vetëm 3 për qind të mbështetjes së serbëve të Kosovës, Kurti po ndërton një përcëptim të gabuar, që serbët e Kosovës nuk dëshirojnë krijimin e Asociacionit”, ka shtuar tutje.
Lidhur me këtë çështje ka folur edhe zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajloviq, e cila ka thënë se deklarata të tilla të Kurtit janë përpjekje për shtyrjen e mëtejshme të vazhdimit të dialogut.
Mihajloviq ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe “nuk është projekt i Serbisë, por një marrëveshje në mes të Beogradit dhe Prishtinës, që është arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”.
Tutje zyrtarja e qeverisë serbe thotë se është koha që politikanët në Kosovë të marrin përgjegjësi, ndërkohë për Kurtin thotë se është duke menduar që në çështjen e dialogut, gjithçka do të fillojë me të.
“Në vend që të marrin përgjegjësi dhe të kthehen në dialog, Kurti pretendon se gjithçka fillon me të”, ka thënë Mihajloviq.