Gjatë vizitës në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me mbretin Abdullahu II në pallatin Al Husseiniya.
Në takim biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis Kosovës dhe Jordanisë, për zhvillimet e bëra drejt inkuadrimit të grave dhe vajzave në procese vendimmarrëse dhe për hapat e ardhshëm në këtë drejtim poashtu çështje të ndryshme në të mirë të qytetarëve të të dyja palëve, shkruan InLajmi.
Jahjaga falënderoi mbretin Abdullahu II për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe e përgëzoj për çasjen njerëzore dhe modeste të Lartmadhërisë së Tij ndaj çështjeve të ndryshme./InLajmi/