• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 16 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Partitë serbe të gatshme të hynë në qeverinë e re!

V E nga V E
21 October 2019
në KRYESORE, Politikë
0 0
0
Marrëveshja e Kurtit e Osmanit: 50-50 pushtet
0
SHPERNDARJE
13
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Subjektet politike, të cilat në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë kanë përfaqësuar komunitetin serb, presin dhe janë të gatshme të bashkëpunojnë me Qeverinë e re të Kosovës.

Njëri prej këtyre subjekteve thotë se pjesëmarrjen në qeverinë e re e kanë të garantuar me Kushtetutë, ndërkaq, subjektet tjera vlerësojnë që përbërja e qeverisë së re është shans, të cilin serbët e Kosovës nuk duhet ta lëshojnë.

Megjithatë, Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila si parti e parë me më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit, pretendon postin e kryeministrit dhe formimin e qeverisë së re, ka thënë se Lista Serbe duhet të shkojë në opozitë dhe se për postin e një ministri nga komuniteti serb, do të bisedojë fillimisht me partitë tjera serbe.

Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe dhe bartës i listës zgjedhore të këtij subjekti politik në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë që subjekti i tij politik ka fituar zgjedhjet në mjediset me shumicë serbe dhe tashmë ka të drejtën e garantuar me të gjitha aktet juridike të Kosovës, që të propozojë anëtarët për Qeverinë e Kosovës.

“Synimi për t’ia hequr të drejtat popullit serb dhe në vend të përfaqësuesve legal dhe legjitim në Qeveri, Prishtina të fusë serbë më të pranueshëm, është në kundërshtim me të gjitha aktet ligjore dhe me Kushtetutën, si dhe paraqet gabim të njëjtë, sikur se që e kanë bërë serbët në vitet ‘90, duke marrë në institucione shqiptarë të përshtatshëm. Ajo qeveri do të ishte jokushtetuese, si dhe një sjellje e tillë do të tregonte fytyrën e vërtetë të liderëve politikë, të cilët e kanë gojën plot me sundim të ligjit”, tha Igor Simiq.

Ai ka shtuar se do të ishte cinike që dikush që ka fituar 26 për qind të votave të bashkësisë së tij, të vë në pikëpyetje pozitën e Listës Serbe, e cila ka marrë 96 për qind të votave të bashkësisë serbe. Gjithashtu sipas tij, pozitën e përfaqësuesve të Listës Serbe ua ka besuar populli me votë dhe nuk e presin atë si dhuratë nga kushdo.

“As neve nuk na pëlqejnë përkrahësit e idesë shqiptaro-madhe, por ne nuk mund të zgjedhim se kush do t’i përfaqësojë shqiptarët, sepse për ketë vendosin fqinjë tanë shqiptarët”, tha Simiq.

Slobodan Petroviq, lider i Partisë së Pavarur Liberale, beson që pas numërimit të votave, ky subjekt politik do të arrijë të futet në Kuvendin e Kosovës. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se është i hapur për çfarëdo lloj bashkëpunimi me qeverinë e ardhshme, e cila do të çonte drejt një jete më kualitative, para së gjithash, të komunitetit serb, por edhe të gjithë qytetarëve tjerë të vendit. Ai thekson se partia e tij, tash e disa vite është angazhuar për bashkëjetesë dhe zgjidhje të problemeve të qytetarëve, në nivelin lokal. Për Kurtin, ai thekson që është një person që i përmbahet qëndrimeve të tij dhe beson që edhe më tej do të jetë i tillë.

“Kanë pasur mjaft aktivitete, të cilat janë të njohura për të gjithë. Fundja, ne si parti kemi bashkëpunuar me të gjitha partitë politike në Kuvend. Për disa gjëra nuk jemi pajtuar, por marrëdhëniet kanë qenë korrekte, sikurse me të tjerët ashtu edhe me (Albin) Kurtin. Besoj që do t’i mbetet besnik dhe parimor ashtu siç ka qenë deri më tash. Po e theksoj, roli në pushtet dhe në opozitë nuk është asgjë. Pres që do të jetë mjaft sfida, por edhe rezultate, të cilat tashmë janë të njohura në atë mënyrë që qytetarët kanë dëshiruar që të shohin ndryshim. Në çfarë mase dhe përqindje do të jetë kjo, për këtë nuk ka askush përgjigje”, tha Petroviq.

Ai ka shtuar se është i sigurt që në qeverinë e ardhshme do të ketë ndryshime kur bëhet fjalë për pozitën e ministrit, në të cilën deri më tash kanë qenë përfaqësuesit e Listës Serbe. Ai pret që më nuk do të mund të sillen ashtu sikurse janë sjellë deri më tash, që pozitat, siç tha ai, të shfrytëzohen për qëllime personale ose të partisë, por për interesin e përgjithshëm.

Nenad Rashiq, bartë i listës së koalicionit “Liria”, thotë që përfaqësuesit e Listës Serbe kanë qenë destruktiv ndaj institucioneve të Kosovës dhe se i kanë keqpërdorur serbët e Kosovës, duke theksuar që veprimtaria e tyre në institucione ka qenë e karakterit personal, ku përfitime kanë pasur vetëm individët.

Sipas tij, në zgjedhjet e fundit, qytetarët e bashkësisë shqiptare “e kanë parë shansin historik për Kosovën” për rindërtimin e institucioneve, sepse kanë votuar për dy persona (Albin Kurtin e Lëvizjes vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin e Lidhjes Demokratike të Kosovës), të cilët, sipas tij, janë “plotësisht të panjollosur”. Përfshirja e serbëve të Kosovës në procesin e vendimmarrjes, sipas tij, është pika më e fortë ku përputhet koncepti i tij me atë të Kurtit.

“Mendoj që është një rast i madh jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, në kuptimin që kanë fituar një strukturë që nuk është e njollosur, por edhe për serbët, të cilët përmes procesit të komunikimit, bisedimeve dhe bashkëpunimit me Kurtin dhe Osmanin, do të mund të krijonim një korpus politik të Kosovës, autentik, i cili do të barte dhe merrte përgjegjësinë për të gjitha ato që po ndodhin. Deri më tash kemi qenë vetëm vëzhgues të heshtur të fatit tonë dhe ky është shans që kjo të ndryshojë”, ka thënë Rashiq.

Ai ka shtuar që, në vazhdimësi kanë potencuar që jeta e serbëve të Kosovës është më e rëndësishmja dhe vetëm përmes veprimit institucional, me forcimin e serbëve në institucionet e Kosovës, me përfaqësim adekuat të njerëzve që janë të orientuar për jetesë të përbashkët, për pajtim dhe dialog, mund të mbijetojnë në Kosovë. Rashiq konsideron që koalicioni që përfaqëson mund të jetë faktor që do të sillte një nivel të ri të përfaqësimit dhe një nivel të ri të përgjegjësisë brenda institucioneve të Kosovës.

Votat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë edhe më tej janë subjekt i rinumërimit.

Misioni evropian, i cili e ka mbikëqyrur procesin zgjedhor, e ka vlerësuar pozitivisht këtë proces, por me vërejtjen që mjedisi, në të cilin është mbajtur fushata zgjedhore në hapësirat e banuara me serbë, është shkelur përmes frikësimeve, të cilat kanë pasur për cak kandidatët dhe mbështetësit që nuk i kanë takuar Listës Serbe, njofton Klan Kosova.

Qeveria e re e Kosovës, për të cilën janë duke biseduar Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pavarësisht qëndrimit të Albin Kurtit, sipas Kushtetutës do të duhej kishte një post të ministrit për komunitetin serb dhe një për komunitetet tjera pakicë. Posti i ministrit për komunitetin serb do të duhej të merrte mbështetjen formale të deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës.

Votat e Listës Serbe, ndryshe nga herët e kaluara, nuk janë vendimtare për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

 

Postimi i mëparshëm

Fantastike: Futbollistja Kosovare Asllani nomionohet për topin e artë

Postimi tjetër

Lutfi Haziri thotë se nuk e thumboi Vetëvendojen!

Të ngjajshme Postime

Vendimi i Supremes për arkat fiskale, Bajrami – Muratit: Mos derdh lot krokodili, askush s’i ka ndihmuar monopolit më shumë se ti
Politikë

Vendimi i Supremes për arkat fiskale, Bajrami – Muratit: Mos derdh lot krokodili, askush s’i ka ndihmuar monopolit më shumë se ti

15 July 2025
Pozita në ekzekutiv dhe deputetë, Kica-Xhelili: Supremja konfirmoi se Kurti dhe ministrat kanë shkelur ligjin
KRYESORE

Pozita në ekzekutiv dhe deputetë, Kica-Xhelili: Supremja konfirmoi se Kurti dhe ministrat kanë shkelur ligjin

15 July 2025
Sulmi i Muratit ndaj Supremes, Çitaku: Të papërmirësueshëm, në vend që të reflektojë e sulmon gjyqësorin
KRYESORE

Sulmi i Muratit ndaj Supremes, Çitaku: Të papërmirësueshëm, në vend që të reflektojë e sulmon gjyqësorin

15 July 2025
Vendimi i Supremes, Abdixhiku: Presim veprim nga Prokuroria, kam njoftuar edhe ambasadorët e QUINT-it për këtë zhvillim
KRYESORE

Vendimi i Supremes, Abdixhiku: Presim veprim nga Prokuroria, kam njoftuar edhe ambasadorët e QUINT-it për këtë zhvillim

15 July 2025
“Amatorizëm, e njerëz të padijshëm”, Koci me kritika për Qeverinë në detyrë
Politikë

“Amatorizëm, e njerëz të padijshëm”, Koci me kritika për Qeverinë në detyrë

15 July 2025
Për 5 muaj mbi 600 çifte i dhanë fund martesës së tyre
KRYESORE

Për 5 muaj mbi 600 çifte i dhanë fund martesës së tyre

15 July 2025
Postimi tjetër
Haziri: ”Nuk ka pakënaqësi mes LDK e VV-së.

Lutfi Haziri thotë se nuk e thumboi Vetëvendojen!

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 16 korrik ndër vite?

16 July 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

16 July 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell

Pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta lokale

16 July 2025
Të mësosh të duash: 5 këshilla

Të mësosh të duash: 5 këshilla

16 July 2025
Raportohet se një 21-vjeçare nga Kosova ka vdekur në një aksident në Gjermani

Raportohet se një 21-vjeçare nga Kosova ka vdekur në një aksident në Gjermani

16 July 2025
6 mënyra të vogla si fëmija yt po të tregon që je prind fantastik

6 mënyra të vogla si fëmija yt po të tregon që je prind fantastik

15 July 2025
Mënyra e duhur e shtrimit të tryezës për çdo rast

Mënyra e duhur e shtrimit të tryezës për çdo rast

15 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu