Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj i dha lamtumirën e fundit, Halil Canollit ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haradinaj përmes një shkrimi të bërë në rrjetin social Facebook, tregoi se ishte prezent në lamtumirën e fundit të Halil Canollit, ish veteranit të UÇK-së. Ai përmendi dhe djalin e Halilit, heroin Basri Canolli.
Varrimi i të ndjerit u bë në vendlindjen e tij Marec, Komunë e Prishtinës. /InLajmi/