Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari i cili është ftuar në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale që të intervistohet për tri ditë rresht në Hagë, thotë se nuk e ka problem edhe po të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit, pasi luftën e UÇK-së e vlerëson të drejtë.
Miftari ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se do të “mbikëqyret” nga një avokat nga Britania, ndërsa Gjykatën Speciale e cilëson si të padrejtë.
Miftari thotë së në Hagë nuk do të heshte duke e mbrojtur luftën e UÇK-së.
Ai i ka dhënë edhe tri arsyet pse Gjykata Speciale është e padrejtë, shkruan botasot.
“Amnistia në heshtje e kësaj gjykate politike ndërkombëtare në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi, dikur lider i UÇK-së, Alfa e Omega e deformimit të luftës tonë të shenjt, bashkë me disa vartës të tij servil, që ishin pjesë e UÇK-së, të cilët e kanë keqpërdor luftën dhe uniformen e shenjt të UCK-së, kanë keqpërdor fondet e luftës duke vrarë, eliminuar e shantazhuar veprimtarë politik që ishin konkurrent seriozë të brendshëm gjatë dhe pas lufte (ku të gjitha viktimat ishin atdhetar komandant e gazetar të shquar shqiptarë), Alfa dhe Omega e dhjetëra luftëtarëve të zhdukur të gjithë atdhetarëve dhe prijësve të luftës shqiptare, Alfa Omega e krimit të organizuar e të plaçkitjeve të fondeve të luftës, përçarjes së luftës, Alfa Omega dora e zgjatur e disa shërbimeve sekrete armiqësore anti_ shqiptare… e qindra krime të tjera”, shkruan Miftari.
Postimi i plotë:
NJOFTIM
Të dashur miq, ju njoftoj se javën e ardhshme do të udhëtojë drejtë Holandës.
Gjykata Speciale Ndërkombëtare me seli në Hagë, me ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit, për krimet e Luftës në Kosovë. Marrja në pyetje do të zgjatë tre ditë. Do të jem i gatshëm të përgjigjem pa kurfar problemi edhe «si i dyshuar», nëse një gjë të tillë e kërkon gjykata, pasi unë gjatë luftës isha pjesëtarë dhe epror në strukturat e UÇK-së dhe jam shum krenar për kët dhë për at koh.!
Gjatë gjithë kohës do të jem nën “mbikqyrjen” e avokatit tim nga Britania edhe pse këtë gjykatë e konsideroj të padrejtë për UÇK-në dhe mbarë popullin shqiptarë, liridashës e viktimë e terrorit serb në Kosovë, do të shkoj i vendosur e me dinjitet ashtu siç isha edhe gjatë luftës në Kosovë… Kuptohet, në Hagë nuk do të shkoj për të kënduar, por, as nuk dot heshti, por nuk do të qaj as tjav hedhi fain dikujt tjeter sikurse po veprojn disa «alamet» komandantësh e gjeneralësh tonë, që sot janë bërë milionerë në vendin më të varfër e më të izoluar në Evropë, por, gati edhe në planet.
Janë tri arsye kryesore pse ky Tribunal politik ndërkombëtar për krime të luftës nuk është i drejt ndaj Kosovës dhe është tallje me drejtësi:
- Amnistia paraprake e qindra e mijëra krimeve të aparatit shtetëror serb, dhjetëra mijëra vrasje të civilëve të pa fajshëm si fëmijëve, të moshuarve, grave, të rinjve, pastaj dhjetëra e mijëra dhunimeve, pastrimit etnik ndjekja e rreth një milion shqiptarëve nga Kosova, djegia e rrafshimi për tokë i qindra vendbanimeve shqiptare, zhdukja e mijëra kufomave, qindra varrezave masive, jo vetëm në Kosovë, por, të bartura edhe në territorin e republikës se Serbisë për ti humbur gjurmët e krimit e gjenocidit, pastaj, kidnapimet, plaçkitjet dhe qindra e mijëra të maltretuar civil shqiptarë, mijëra të burgosur politik, vrasja e qindra të burgosurve në burgjet serbe e veçmas masakra në burgun e Dubravës… Janë të panumërta krimet serbe jo vetëm në Kosovë dhe, pas gjithë këtyre krimeve, çuditërisht, amnistohet kasapi i Ballkanit, shteti serb!
- Amnistia në heshtje e kësaj gjykate politike ndërkombëtare në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi, dikur lider i UÇK-së, Alfa e Omega e deformimit të luftës tonë të shenjt, bashkë me disa vartës të tij servil, që ishin pjesë e UÇK-së, të cilët e kanë keqpërdor luftën dhe uniformen e shenjt të UCK-së, kan keqëperdor fondet e luftes duke vrarë, eliminuar e shantazhuar veprimtarë politik që ishin konkurrent seriozë të brendshëm gjatë dhe pas lufte (ku të gjitha viktimat ishin atdhetar komandant e gazetar të shquar shqiptarë), Alfa dhe Omega e dhjetëra luftëtarëve të zhdukur të gjithë atdhetarëve dhe prijësve të luftës shqiptare, Alfa Omega e krimit të organizuar e të plaçkitjeve të fondeve të luftës, përçarjes së luftës, Alfa Omega dora e zgjatur e disa shërbimeve sekrete armiqësore anti_ shqiptare… e qindra krime të tjera.
- Kryesorja, UÇK- ja ishte ushtria që bëri njërën ndër luftërat më të pastra në historinë e ushtrive çlirimtare në botë. UÇK- ja bëri luftën më të drejtë për lirinë e një populli, pavarësisht se ishte një ushtri vullnetare, jo mirë e organizuar, e pa pajisur edhe e pa kontrolluar mirë, sa i përket akuzës serbo-ruse edhe vet Dik Martit, por, edhe Tribunali në Hagë e din mirë se kjo etiket kundër UÇK-së për “Tregti me Organe e krime tjera”është gënjeshtër e kulluar një propagandë serbe, fatkeqësisht, e ndihmuar edhe nga vet Hashim Thaçi, me shpresën se do të shpëtoj vetën .
Është e vërtetë se gabime ka pasur
Mund të ketë ndodhur, në raste të izoluara, nga pjesëtarë të UÇK-së koh lufte (shërbimi sekret zkz, policia ushtarake e grupe të ndryshme) në disa raste kanë përdorë forcë të tepruar duke shkaktuar kidnapime, torturime viktimash apo vrasje pa ndonjë gjykim të rregullt ushtarak. Në këtë kategori hyjnë qërim hesape brenda grupesh rivale, kundër qytetarëve shqiptarë (të shpallur tradhtarë e bashkëpunëtorë të armikut serb) në shumë raste pa arsye dhe argumente të shëndosha, ka pasur raste kur kanë vrarë apo kidnapuar disa pjesëtarë të komunitetit serb që kanë qenë të lidhura ngushtë me krimet e me regjimit serb të dhunës. Janë të qëndrueshme edhe disa raste kur njerëz të pa përgjegjshëm kanë shfrytëzuar luftën për hakmarrje të ndryshme private, qërim hesapesh te vjetra, krime nga lakmia apo ndonjë arsye çasti. Këto dobësi, në krahasim me krimet e projektuara nga kisha dhe Akademia serbe dhe të zbatuara nga ushtria e policia çetnike, janë të pakrahasueshme , të izoluara dhe pa ndonjë rëndësi të veçantë, sepse janë kryer, zakonisht, nga individ të pa informuar, të paditur dhe të pa përgjegjshëm. Pra, vetëm vrasjet politike gjatë dhe paslufte, kanë ndodhur si rezultat i eliminimeve të kundërshtarëve politik, të inskenuara dhe urdhëruara nga Hashim Thaçi dhe shtabi i Përgjithshëm i Rognerit në Tiran.
Falja nga kjo Gjykatë Ndërkombëtare dhe amnistia e qindra mijëra krimeve monstruoze serbe që i kanë bërë kundër popullit tonë, por, edhe amnistia në heshtje nga kjo Gjykatë Ndërkombëtare e krimeve të Hashim Thaçit dhe bandave te tij, që i ka bërë popullit tonë janë krim i dyfishtë, tallje me viktimat dhe jan tallje me drejtësi jan masakrim i drejtsis.
Por, nëse kjo gjykatë arrin ta zbuloj dhe ta dënoj me argumente bindëse së paku vetëm një vrasës kriminel apo një urdhërues pa marr parasysh a është viktimë civile shqiptare, serbe apo rome,apo vrasje politike pasi krimi është krim,në munges të gjykatave tona të politizuara dhe të korruptuara dhe te kontrolluara politikisht nga kali Pronto.. kjo gjykatë nderkombtare me seli në Hag sa i përket mendimit tim, do ta arsyetonte vetën dhe ekzistencën e saj edhe pse është gjykatë e padrejtë, e motivuar politikisht nga qarqe ndërkombëtare që i ka penguar liria e popullit ton dhe ekzistenca e shtetit të Ri të Kosovës.
Naim Miftari ish pjestar dhe epror i UÇK_TMK gjat vitit 1998_99_2000.