Nëse vazhdon trendi i deritanishëm i futjes së lumenjëve nëpër gypa, mjedisi mund të mbesë pa rrjedhë të ujit.
Kjo ndodh në emër të prodhimit kjo ndodh në emër të prodhimit të energjisë së ripërtëritshme, e në dëm të ekosistemit, meqë po lejohet ndërtimi i hidrocentraleve të vogla , pa u përfillur legjislacioni për mbrojtjen e mjedisit.
Operimi i 14 hidrocentraleve të vogla dhe 21 të tjerave që janë në fazën e ndryshme të procesimit, pa analizë të mirëfilltë ujore dhe mjedisore përveç dëmtimit të ekosistemeve dhe biodiversitetit, po e rrezikon edhe rendimentin bujqësor.
Sipas organizatave të shoqërisë civile dhe njohësve të çështjeve të mjedisit, institucionet janë duke shkaktuar “krim mjedisor”, duke lëshuar licenca dhe autorizime për ndërtim dhe operim të këtyre hidrocentraleve.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Zyra e Rregullatorit, si dhe mekanizmat e tjerë kanë dështuar që të sigurojnë se projektet respektojnë standarde mjedisore dhe obligimet ligjore që kanë.

Kompanitë në shumicën e rasteve kanë abuzuar me licencat dhe nuk kanë respektuar kontratat,shkruan koha.
Kjo ka hasur në kundërshtim të banorëve, të cilët përmes protestave të shumta janë munduar që të kundërshtojnë ndërtimin e këtyre hidrocentraleve.