• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 16 May, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Ballkani dhe BE më larg njëri-tjetrit, se para fillimit të Procesit të Berlinit

J G nga J G
19 October 2019
në Bota
0 0
0
Ballkani dhe BE më larg njëri-tjetrit, se para fillimit të Procesit të Berlinit
0
SHPERNDARJE
23
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ekspertë të ndryshëm në Tiranë e shohin shpopullimimin e Ballkanit Perëndimor si pasojën më të rëndë nga mos hapja e negociatave.

Lajm i keq, gabim i Francës, goditje ndaj aspiratave të rajonit për të hyrë në BE, pasoja tek qytetarët dhe zhvillimet e brendshme në dy vendet.

Analistë të pavarur të Tiranës bashkohen në këto cilësime për vendimin e Këshillit Europian, të premten, që nuk mori vendim për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Pasojat do të ndjehen më shumë në aspektin social, psikologjik dhe në politikën e brendshme. Në aspektin social do të jetë e vështirë të ketë zgjerim të biznesit vendas apo investitorë të huaj, në aspektin psikologjik do të rritet përqindja e skeptikëve ndaj projektit evropian si bashkësi vlerash dhe parimesh, në aspektin e politikës së brendshme bien shanset për një reformim të sistemit politik, për më shumë llogaridhënie dhe në emër të stabilitetit do të vijojë tendenca e personalizimit të pushtetit”, thotë Prof.Dr. Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike.

Edlira Gjoni, analiste e pavarur, drejtuese e Qendrës për Ndikim Publik, në Tiranë, e sheh mosmarrjen e vendimit si një lajm të keq, në rradhë të parë për qytetarët.

“Është një fshikullim për qytetarët e thjeshtë, një lëvizje e pamerituar për ta dhe dy vendet. Është një qëndrim që duket si mbështetje për të gjitha forcat e errëta që duan ta lënë pas Shqipërinë si korrupsioni dhe krimi i organizuar, duket se këtyre forcave u jep oksigjen, u shton aftësitë vepruese”, thotë Gjoni.

Sipas saj “Franca ka gabuar jo vetëm me pengimin për marrjen e vendimit por edhe me idenë e nevojës së BE për të riformatuar strategjinë e zgjerimit pasi kjo do të thotë se duhen shumë vite për të kuptuar dhe vendosur ҫ’duhet bërë”.

Franca gjithmonë hezituese

Aleksandër Çipa, analist i pavarur, mendon se “Franca në raport me vendet e vonuara te Ballkanit Perëndimor, që tani janë në pikën më të lartë të aspiratës së tyre për të qenë anëtare të BE-se, ka qenë prej kohësh në një pozicion konservator dhe refraktar, veçanërisht ndaj Shqipërisë”.

Kjo situatë po gjeneron zemërim tek qytetarët që “për herë të parë, përdorin gjuhën e mosbesimit, frustrimit, lodhjes”, sipas Edlira Gjonit.

“E kjo po ndodh kur Shqipëria dhe BP si rajon janë në stanjacion ekonomik, social e krizë të rëndë besimi institucional. Qëndrimi i BE-së në vend ta shuante, i hodhi benzinë kësaj krize besimi dhe e çoi nga institucionet vendase, tek ato të BE-së. Sondazhet tregojnë se shqiptarët besojnë më shumë në NATO dhe BE sesa në fe, qeveri, gjyqësor, media, shëndetësi apo parti politike”, mendon Edlira Gjoni.

Përtej Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pasojat në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor

Prof. Dr. Krasniqi dhe Edlira Gjoni bashkohen në opinionin e tyre, se pasojat e mosmarrrjes së vendimit për hapjen e negociatave do të shtrihen në gjithë rajonin.

“Pasojat e vendimit të Këshillit Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të kenë impakt rajonal. Ato janë një goditje ndaj aspiratës së vendeve të rajonit për progresin që sjell procesi i integrimit dhe mbështetja europiane ndaj politikanëve të rrymave politike liberale pro perëndimore. Mos marrja e vendimit dëmton procesin politik midis Prishtinës e Beogradit pasi nuk ka më asnjë garanci se marrëveshjet e rëndësishme politike do të llogariten si investime drejt integrimit, si ndodhi në rastin e emrit me Maqedoninë e Greqinë”, thekson Afrim Krasniqi.

Edhe për Edlira Gjonin pasojat në nivel rajonal pritet të jenë të rënda.

“Sot BE dhe Ballkani janë më larg njëra-tjetrës, sesa 5 vite më parë,kur filloi procesi i Berlinit, për t’i dhënë impulse të reja procesit të integrimit europian në BP. Të gjashta vendet e kanë parë procesin e anëtarësimit si busull, si motorin e përpjekjeve për të shkuar përpara. Nëse kjo busull rresht së funksionuari, nëse shtyhet, riformatohet a çfarëdo që t’ia vënë emrin diplomatik, pasojat mund të jenë të rënda dhe tragjike. Paqja dhe stabiliteti mund të qëndrojnë, por të rinjtë jo. Do të ikin, do boshatisin Ballkanin me ritme të larta e ky shpopullim mund të jetë tragjedia e vërtetë. Është pasojë e reagim proteste edhe ndaj këtij izolimi, këtij trajtimi të padenjë që marrin tani edhe nga BE, ku kanë mbajtur shpresa të mëdha dhe që po ua shuan vetë BE,”, thekson Edlira Gjoni.

Negociatat – a do të rëndojnë krizën politike në Shqipëri?

“Mos marrrja e vendimit për të hapur negociata, në Shqipëri nuk do të shkaktojë krizë politike pasi e gjithë klasa politike ka qënë në thelb e investuar pro një vendimi negativ, për shkak të frikës së saj ndaj një procesi të thellë monitorimi, llogaridhënie dhe standardesh më të larta demokratike. Në periudhë afatgjatë nëse vijohet e njëjta vendimmarrje, pasojat do të mund të llogarisin forcimin e linjave politike nacionaliste dhe ndofta edhe fetare, si dhe dobësim të partive pro perëndimore dhe lidhjeve tradicionale me disa vende të BE”, mendon Krasniqi.

Partia Demokratike, që drejton opozitën jashtë parlamentare, kërkoi ndërkohë të premten në mbrëmje dorëheqjen e kryeministrit Rama, transmeton dw.

“Kërkesa e opozitës shqiptare për dorëheqjen e Kryeministrit Rama është një argument shtesë, një pretekst shtesë pasi Shqipëria prej kaq kohësh karakterizohet nga një realitet politik anormal, që po shtresezon disa pasoja dhe efekte negative në jetën administrative, institucionale, ekonomike dhe shoqërore. Kemi devijim standartesh të cilat kanë sjellë dhe do të shtojnë pasojat”, thotë Çipa.

Postimi i mëparshëm

Sa vota arriti t'i marrë Albin Kurti në zgjedhjet e 6 tetorit

Postimi tjetër

14 raste të trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë vetëm për nëntë muaj

Të ngjajshme Postime

Trump mund të shkojë në Turqi të premten nëse bisedimet e paqes përparojnë
Bota

Trump mund të shkojë në Turqi të premten nëse bisedimet e paqes përparojnë

15 May 2025
Me deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pamje nga pritja madhështore e Donald Trump në Katar
Bota

Me deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pamje nga pritja madhështore e Donald Trump në Katar

14 May 2025
Trump takon presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa- Pamje nga takimi historik
Bota

Trump takon presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa- Pamje nga takimi historik

14 May 2025
Erdogan i bashkohet takimit të Trumpit me presidentin e Sirisë
Bota

Erdogan i bashkohet takimit të Trumpit me presidentin e Sirisë

14 May 2025
Trump mund t’i bashkohet Putinit dhe Zelenskyt për bisedime në Turqi
Bota

Trump mund t’i bashkohet Putinit dhe Zelenskyt për bisedime në Turqi

12 May 2025
SHBA-ja dhe Kina arrijnë një marrëveshje tregtare pas bisedimeve në Zvicër
Bota

SHBA-ja dhe Kina arrijnë një marrëveshje tregtare pas bisedimeve në Zvicër

11 May 2025
Postimi tjetër
14 raste të trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë vetëm për nëntë muaj

14 raste të trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë vetëm për nëntë muaj

Lajmet e fundit

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

16 May 2025
Zelensky arrin në Shqipëri, pritet nga ministri Vengu

Zelensky arrin në Shqipëri, pritet nga ministri Vengu

15 May 2025
“Kthimi i Euridikës”, në gjuhën angleze

“Kthimi i Euridikës”, në gjuhën angleze

16 May 2025
Terras: Kurti të bëjë koalicion dhe Kosovës t’i hiqen masat nga BE-ja

Terras: Kurti të bëjë koalicion dhe Kosovës t’i hiqen masat nga BE-ja

15 May 2025
“Ndoshta dikë duhet me e gjuajt në kontejner të bërllokut”, çfarë po paralajmëron Bekë Berisha?

“Ndoshta dikë duhet me e gjuajt në kontejner të bërllokut”, çfarë po paralajmëron Bekë Berisha?

15 May 2025
Osmani: Vendi i bartë pasojat nga moskonstituimi i Kuvendit, rrezikohen rreth 900 milion euro fonde nga BE

Osmani: Vendi i bartë pasojat nga moskonstituimi i Kuvendit, rrezikohen rreth 900 milion euro fonde nga BE

15 May 2025
Krasniqi: Një lider politik që s’e konsideron urgjente konstituimin e Kuvendit, sinjal alarmi për demokracinë

Krasniqi: Një lider politik që s’e konsideron urgjente konstituimin e Kuvendit, sinjal alarmi për demokracinë

15 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu