Policia e Kosovës ka njoftuar së një person është lënduar dhe gjashtë të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer sot në një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë, shkruan InLajmi.
Të lënduarit kanë pasur probleme me frymëmarrjen si pasojnë e tymit që është shkaktuar nga djegia, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
Zjarri është lokalizuar dhe policia po punon në sqarimin e rrethanave që e kanë shkaktuar këtë zjarr./InLajmi/