Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ilir Sobën në 21 vjetorin e vdekjes së tij, shkruan InLajmi.
Haradinaj ka thënë se Soba është një ndër gjakovarët e parë që iu përgjigj kushtrimit të Atdheut dhe se vepra e tij do të jetojë gjithmonë.
“Që nga fëmijëria, frymëzuar nga të parët e tij, Ilir Soba ishte i etshëm për liri. Ilirin do e kujtoj si një nga luftëtarët më të zot të Dukagjinit. Ndër gjakovarët e parë që iu përgjigj kushtrimit të Atdheut, ai ra heroikisht, në krye të detyrës, para 21 vitesh. Vepra e tij do jetojë përgjithmonë.
Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./InLajmi/
