Lojtarët e Kosovës kanë filluar të kthehen menjëherë te skuadrat e tyre pas ndeshjeve ndërkombëtare.
Përfaqësuesja e jonë zhvilloi miqësoren ndaj Gjibraltarit që e fituam 1-0 me golin e Florent Hasanit.
Në ndeshjen kualifikuese ndaj Malit të Zi ishim edhe më spektakolar, derisa shënuam fitore 2-0 me golat e Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqi, e që rezultati do të mund të ishte edhe më i thellë për shkak të rasteve të shumta shkruan, insporti.com.
Sulmuesi i ‘Dardanëve’ është rikthyer menjëherë te Fenerbahce për t’i vazhduar stërvitjet me bashkëlojtarët për ndeshjet në Superligën e Turqisë.
Rikthimin e Muriqit në skuadër e kanë pritur shumë mirë edhe tifozët e skuadrës turke që e kanë pëlqyer foton e tij nga stërvitjet me bashkëlojtarët.
25-vjeçari është aktualisht lojtari më i preferuar i tifozëve të Fenerbahçes, që i kanë dhënë më së shumti pëlqime në rrjetin social Facebook.