Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook se ka ushtruar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mosnumërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të 4639 të dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga mërgata, shkruan InLajmi
“Mbrëmë u numëruan 13 491 fletëvotime të votuesve nga mërgata. Presim që PZAP, të marrë vendim brenda afateve ligjore dhe të urdhëroj KQZ-në, shërbimin për votimin jashtë vendit, që pa vonesë të procedojë për numërim të gjitha fletëvotimet e ardhura nga mërgata jonë”
Arsyetimet procedurale që artificialisht po i mbivendosen vullnetit të lirë të zgjedhësve nga mërgata e cenojnë demokracinë. Andaj ato fletëvotime duhet të numërohen/InLajmi/
Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! ushtroi ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mosnumërimin në…
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Thursday, October 17, 2019