Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka treguar kërkesat që do t’i bëhen qeverisë së re nga ana e organizatës.
Gucati, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se nga Kurti do të kërkojnë të bëhet Ligji për kategoritë e dala nga lufta.
Ai ka thënë se do të kërkohet edhe pastrimi i të gjitha listave jo vetëm të veteranëve të UÇK-së.
Si kërkesë tjetër, Gucati ka thënë se do të jetë ngritja e pagave për veteranët.
Kryetari i OVL UÇK-së, ka thënë se megjithatë kërkesa e parë për Albin Kurtin do të jetë shpërbërja e Gjykatës Speciale.
“Ky vet e ka deklaruar në Parlament: Ju duhet të luteni që unë të vij në qeveri për shkak se do ta shpërbëjmë Gjykatën Speciale. Kështu që kjo do të jetë kërkesa e parë”.
Gucati thotë se ka pasur një takim me Kurtin i cili ka qenë i shoqëruar nga Rexhep Selimi dhe i ka treguar se kërkesa e parë për të do të jetë shpërbërja e Gjykatës Speciale