Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 21:00 është pranuar ankesë nga dy qytetarë të cilët janë rrezikuar nga të shtëna me armë zjarri në drejtim të lokalit të tyre, shkruan InLajmi.
Polica ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar 8 gëzhoja, një predhë dhe një karikator me dy fishekë.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Policia nuk ka raportuar për të lenuar në këtë rast.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Prishtinë 15.10.2019-20:30. Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë kanë njoftuar se gjersa kanë qenë në lokalin e tyre dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë nga jashtë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit. Nuk raportohet për të lënduar. Në vendngjarje janë gjetur dhe janë konfiskuar 8 gëzhoja, një predhë dhe një karikator me dy fishekë. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./InLajmi/
















