Helikopterët amerikanë F-15 dhe Apache kryen një “shfaqje të forcës” në Siri të martën pasi luftëtarët e milicisë të mbështetur nga Turqia “u afruan shumë pranë” një baze amerikane, sipas një zyrtari amerikan.
Incidenti nënvizon fushën e betejës komplekse në Siri pasi 1.000 trupa amerikane po tërhiqen nga vendi në mes të luftimeve midis forcave turke dhe kurdëve sirianë.
Zyrtari amerikan tha që incidenti ndodhi afër Ayn Issa, një qytet 18 milje larg kufirit turk, ku trupat amerikane u tërhoqën nga pozicionet e tyre në fillim të kësaj jave, raporton “Abc Neës”.
Sipas zyrtarit, luftëtarët e milicisë të mbështetur nga Turqia “u afruan shumë pranë” një baze të përdorur nga forcat amerikane dhe kurde, duke i vënë forcat e SHBA në rrezik.
Luftëtarët e mbështetur nga Turqia kishin shkelur një marrëveshje me Sh.B.A për të mos u afruar shumë me forcat e SHBA dhe t’i kërcënonin ata, shtoi zyrtari , përcjellë Indeksonline.Në mënyrë tipike, shfaqjet ajrore të forcës përfshijnë aeroplanët që fluturojnë në lartësi të ulët mbi forcat kundërshtare për të demonstruar forcë të mundshme, nëse kërkohet.

Ushtria amerikane gjithashtu kontaktoi zyrtarisht ushtrinë turke për të protestuar ndaj rrezikut që u paraqitej forcave amerikane nga prania e afërt e luftëtarëve të mbështetur nga Turqia.