Përpara fillimit të takimit mes Shqipërisë U21 dhe Kosovës U21, futbollistët e të dyja skuadrave u bën bashkë për të kënduar himnin shqiptar.
Ndeshja e cila përfundoi me fitoren e vendasve 2-1, ishte tejet e tensionuar pavarësisht marrëdhënies mes të dyja shteteve.
Por në këtë sfidë kishte edhe momente të mira sikur ai përpara fillimit të ndeshjes.
Në momentin kur u dëgjua himni i vendasve, futbollistët e Kosovës gjithashtu u bashkuan krah më krah për të filluar këndimin së bashku dhe me mjaft emocion.
Veprimi i shkëlqyeshëm i kosovarëve u duartrokit nga të gjithë, përfshirë trajnerët dhe tifozët në tribuna.
Ndryshe, për Shqipërinë shënuan Shaqir Tafa dhe Arbnor Mucolli kurse golin e nderit për tanët e shënoi Blend Baftiu, shkruan lajmi.net.Kjo humbje nënkupton se ‘Dardanët’ tani ngelin një pikë prapa vendit e tretë me tre pikë më pak se sa lideri Anglia dhe Austria.
Shqipëria grumbullon pesë pikë tani dhe i afrohet Kosovës në vetëm një pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.