Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer masakër civile dhe se këto akte janë kundër natyrës së kombit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).
“Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer dhe nuk do të kryejë masakër civile. Sepse këtë nuk na e lejon as besimi, as kultura dhe as morali ynë. Shpifjet për ‘masakër civile’ janë materiali më i rëndësishëm për fushatën që kryhet kundër Turqisë”, theksoi Erdoğan gjatë një takimi të grupit të AK Partisë në Ankara.
Në fakt, theksoi presidenti Erdoğan,” është historia e atyre që akuzojnë Turqinë për kryerjen e masakrave dhe që janë plotë me masakra të tilla”.
“Nëse doni të shikoni masakër civile, shikoni Afganistanin, Arakanin, Malësinë e Karabakut në Kaukaz apo Bosnjën në Ballkan. Nëse doni të shikoni masakër civile, kaloni para pasqyrës dhe shikoni gjakun e të pafajshmëve që janë lyer në duart tuaja vonë në shekullin e kaluar dhe në këtë shekull”, tha Erdoğan.
“Nëse doni të shihni masakra civile, shikoni Qipron para ndërhyrjes së Turqisë, shikoni Palestinën pikërisht nën hundën tuaj, ku muslimanët vriten qëllimisht nëpër rrugë”, shtoi ai.
Presidenti turk tha se nuk luftojnë kundër popullit të Sirisë, por luftojnë së bashku me popullin sirian kundër mizorëve terroristë. Ai shtoi se në operacionin kundër-terrorist ushtria turke nuk shënjestron kishat as edhe kur terroristët i përdorin ato si fole snajperësh.
- “Nuk kërkojmë ndërmjetësim me organizata terroriste”
Më 9 tetor, Turqia filloi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët nga Siria veriore me qëllim për të siguruar kufijtë e saj, për të ndihmuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe për të garantuar integritetin territorial të Sirisë.
Që prej fillimi të javës së kaluar, terroristët e PKK-/YPG-së në sytë e publikut turk kanë shpërndarë imazhe mashtruese dhe të falsifikuara për të zbardhur përpjekjet kundër-terroriste të Turqisë,shkruan indeksonline.
Fotografitë e shkrepura vite më parë dhe mijëra milje larg janë qëllimisht janë keqpërdorur me operacionin turk, por kontrolluesit e fakteve në AA dhe gjithkund tjetër kanë ekspozuar këto njolla.
Erdoğan tha se që nga fillimi i operacionit më 9 tetor, Turqia ka çliruar nga terroristët një rajon prej 1.220 kilometra katrorë.
Duke refuzuar ofertat për “të ndërmjetësuar” në konflikt, Erdoğan tha se, “Turqia në historinë e saj nuk është ulur asnjëherë në një tryezë me ndonjë organizatë terroriste dhe për këtë nuk kërkojmë ndërmjetës. Turqia ka përvojën dhe mendjeprehtësinë që nuk mund të bëhen bisedime me terroristët por edhe nëse bëhet nuk do të ketë kuptim dhe rezultat”.
Në vend të kësaj, ai përcaktoi një “vijë të kuqe” duke theksuar se, “Propozimi ynë është që sonte menjëherë terroristët të dorëzojnë armët, të prishin kurthet që kanë ngritur dhe të largohen nga zona e sigurtë”,
Komentet e presidentit turk vijnë para vizitës në Turqi të zv/presidentit të SHBA-ve, Mike Pence, e cila është planifikuar për ditën e nesërme. Pence do të shoqërohet nga sekretari i shtetit, Mike Pompeo dhe ata do të takohen me presidentin Erdoğan në Ankara.
Ankaraja dëshiron të pastrojë Sirinë veriore në lindje të lumit Eufrat nga PKK-ja terroriste dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.
Turqia ka deklaruar se PKK-ja dhe YPG/PYD-ja janë kërcënimi më i madh për të ardhmen e Sirisë, pasi ata rrezikojnë integritetin territorial dhe strukturën unitare të vendit.
- “Turqia nuk synon të jetë prezente në Munbixh”
Më tej, presidenti Erdoğan shprehu skepticizëm në lidhje me raportimet se regjimi sirian kishte arritur një marrëveshje me SDF-në, një emër tjetër i përdorur për YPG/PKK-në terroriste, mbi provincën Munbixh të Sirisë.
Erdoğan tha se Turqia dhe Rusia tashmë kanë një marrëveshje mbi Munbixhin.
Duke theksuar çështjen e Munbixhit, ai tha se, “Ne nuk kemi synim të veçantë për të qenë në Munbixh. Shqetësimi ynë është vetëm një edhe ai, qoftë Rusia, qoftë regjimi, ta nxjerrin organizatën terroriste YPG/PYD prej këtu”.
Erdoğan theksoi se vendi i tij dëshiron t’ua kthejë territoret e Sirisë miliona sirianëve që jetojnë në Turqi.
Mes operacionit kundër-terrorist të Turqisë në veri të Sirisë, koalicioni anti-DEASH i udhëhequr nga SHBA-të të martën njoftoi tërheqjen nga Munbixhi i Sirisë, një zonë e synuar nga Turqia për pastrimin e terroristëve të YPG/PKK-së.