Lionel Messi ka pranuar çmimin e këpucës së artë nga dy djemtë e tij Mateo dhe Thiago
Sot (e mërkurë) gjatë ditës u organizua ceremonia e ndarjes së çmimit të madh individual Këpuca e Artë.
Ky çmim është i njohur pasi i jepet golashënuesit më të mirë të një sezoni në kampionatet evropiane.
Është pikërisht ylli i Barcelonës, Messi, i cili ka fituar këtë çmim pasi ka shënuar plot 36 gola në sezonin 2018/19 me katalunasit,shkruan telegrafi.com.
Ishte hera e gjashtë për sulmuesin argjentinas që fiton këtë çmim, duke lënë pas vete rivalin e madh, Cristiano Ronaldon me katër.
Momenti që të gjithë e prisnin , pra ndarjen e çmimit ishte gjithashtu më emocionuesi.
Messi pranoi Këpucën e gjashtë të Artë nga dy djemtë e tij, Mateo dhe Thiago.