Me rastin e 22 vjetorit të vdekjes së Ardian Krasniqi në kufirin Kosovë-Shqipëri në luftën kundër Serbisë, Ramush Haradinaj e përkujton si një njeri të dashur, të guximshëm dhe me të gjitha tiparet e heroit, shkruan InLajmi.
Adrian Rexhep Krasniqi vinte nga një familje me tradita të larta patriotike, e cila para Adrianit kishte dhënë tetë dëshmorë për trojet shqiptare.
Haradinaj në facebook e ka përkujtuar me këto fjalë:
Ishe student i dalluar po aq sa dhe luftëtar. Gjithmonë besove në liri, për të cilën dhe u përjetësove 22 vite më parë, duke i prirë karvanit të dëshmorëve të Pejës.
Ishe i dashur, i guximshëm me të gjitha tiparet e heroit. Ashtu do të mbetesh në kujtimin tonë dhe të brezave që vijnë Adrian Krasniqi, Hero dhe Gjeneral.
Duke u përulur para veprës tende madhore, krenohem që u njohëm bashkë në ditët e lavdisë. Kombi që ka njerëz si ti, ka të ardhme të ndritur.
Lavdi e përjetshme! /InLajmi/