Kjo është një ulje prej 0.2 për qind në krahasim me muajin gusht. Ushqimi, alkooli dhe duhani patën rritjen më të lartë të çmimeve në shtator me 1.6 për qind, krahasuar me muajin gusht kur ishte 2.1 për qind. Çmimet e shërbimeve u rritën 1.5 për qind, 0.2 për qind më shumë se muajin gusht, ndërsa çmimi i produkteve industriale jo energjike u rrit me 0.2 për qind, shkruan rtk. Nga ana tjetër, çmimet e energjisë ranë 1.8 për qind në shtator krahasuar me gushtin.