Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 23:00 një person është rrezikuar nga katër persona të tjerë që kanë shtënë në drejtim të tij, shkruan InLajmi.
Po ashtu viktima është sulmuar edhe me çekan nga një i dyshuar. Si pasojë e kësaj goditje viktima ka pësuar lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur 11 gëzhoja të armës. Për motivin e rastit ende nuk dihet sepse për viktimën sulmuesit janë persona të panjohur.
Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman të vazhdueshëm mjekësor.
VRASJE NË TENTATIVË

Junik 14.10.2019 – 22:45. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se katër persona të armatosur me armë kanë dalë prej një veture me targa vendore dhe dy prej të dyshuarve me armë kanë shtënë në drejtim të tij. Ndërsa njëri i dyshuar me çekan e ka goditur viktimën disa herë. Viktima ka pësuar lëndime trupore në dorë, këmbë dhe shpinë. Në vendin e ngjarjes njësitë policore gjatë ekzaminimit kanë gjetur 11 (njëmbëdhjetë) gëzhoja të armës (revole) kalibri 9 mm dhe 4 (katër) gëzhoja të armës AK-47. Nuk dihet motivi i rastit, të dyshuarit për viktimën janë persona të panjohur. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman të mëtutjeshëm./InLajmi/