Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur për dialogun Kosovë- Serbi.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi dje në Londër se bashkëpunimi i NATO-s me Serbinë është i mirë dhe e ka vlerësuar këtë vend si partner të besueshëm.
Deklaratat e tij i transmetoi, kreu i delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Londër, Dragan Shormaz, transmeton lajmi.net.
Në një prononcim për mediumin serb ‘Tanjug’, Shormaz tha se gjatë seancës së djeshme, deklarata e rëndësishme e Stoltenbergut mund të dëgjohet se “NATO mbështet vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, dhe se bisedimet duhet të rifillojnë urgjentisht”.