Georgina në një “event” në Shannghai është paraqitur me veshjen e dizajnuar nga një shqipëtare.
Georgina Rodriguez është bërë emër shumë i njohur për publikun pas lidhjes me Cristiano Ronaldon, bukuroshja ishte dje e ftuar në një organizim të mbajtur në Kinë, shkruan InLajmi.
Bukuroshja me prejardhje nga Argjentina ishte paraqitur me një fustan të dizajnuar nga dizajnerja shqiptare Lia Stublla, e cila e konfirmoi vetë këtë me një postim në Instagram.
fustani bust në ngjyrë ulliri i Georgina-s, me një të çarë anash që i tregonte këmbën, ishte punim i stilistes shqiptare.