• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 10 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Presioni ndërkombëtar kundër Turqisë

V E nga V E
14 October 2019
në Bota
0 0
0
Presioni ndërkombëtar kundër Turqisë
0
SHPERNDARJE
32
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Për shkak të ofensivës në Veri të Sirisë, Ankaraja po përballet me kritika të shumta ndërkombëtare. Në shumë qytete evropiane janë zhvilluar protesta dhe është treguar solidaritet me kurdët.

Liga Arabe e ka dënuar në një seancë urgjente ndërhyrjen e trupave turke në zonat e kontrolluara nga kurdët në Siri. Aksionin e ka quajtur si “agresion”. Turqisë i bëhet thirrje për “përfundimin e menjëhershëm të aksioneve dhe tërheqjen pa kushte”. Liga ka paralajmëruar mundësinë e ndërmarrjes së aksioneve diplomatike dhe ekonomike, si dhe mundësinë e “bashkëpunimit ushtarak”.

Edhe Evropa e ka kritikuar ofensivën ushtarake. Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një telefonatë me Erdoganin, ka kërkuar nga Turqia “përfundimin e menjëhershëm të ofensivës ushtarake”. Qeveria gjermane ka paralajmëruar se nuk do të lejojë më asnjë eksport të armëve në Turqi. Më parë shumë vende evropiane, ndër to edhe Holanda dhe Norvegjia, kanë bërë të ditur se do të ndalojnë eksportin e armëve në Turqi. Edhe Franca do të kufizojë eksportet e armëve në Turqi.

Janë përmendur edhe sanksionet ekonomike të Bashkimit Evropian. Në një takim të presidentëve dhe kryeministrave të vendeve të BE, të enjten dhe të premten është trajtuar edhe kjo temë. Turqia me veprimet e saj nuk po u përmbahet rregullave ndërkombëtare ligjore, theksoi komisioneri Günther Oettinger, për Deutschlandfunk. Sjellja e Turqisë është tërësisht e gabuar dhe nuk mund të justifikohet. Por Oettinger mendon se BE duhet t’i përmbahet Marrëveshjes për Refugjatët me Turqinë. Një përmbajtje të këtillë kërkon edhe nga Erdogani.

SHBA ka kërcënuar partnerin në NATO me masat ndëshkuese dhe kanë kërkuar nga Turqia që të veprojë drejt çtensionimit të konfliktit. Tendosjet në raportet Uashington-Ankara janë shtuar edhe më shumë për shkak të incidentit në afërsi të qytetit kufitar Kobane. SHBA fajëson Turqinë se të premten ka shtënë në drejtim të ushtarëve amerikanë atje. Pentagoni ka kërkuar nga Turqia që të evitojë akione të këtilla, sepse kjo do të çonte deri tek “masat e menjëhershme mbrojtëse”. Ankaraja ka hedhur poshtë fajësimet.

Kundërshtimet e ofensivës

Në shumë qytete evropiane në fundjavë janë mbajtur protesta të mijëra njerëzve, kundër ofensivës turke në veri të Sirisë. Në Gjermani ka pasur protesta në Frankfurt, Këln, Hamburg dhe Berlin. Në Paris janë mbledhur rreth 20.000 demonstrues kundër ndërhyrjes. Edhe në Suedi, Belgjikë, Qipro dhe vende të tjera ka pasur protesta.

Nën moton “Jo luftës në Veri dhe Lindje të Sirisë!”, të shtunën janë mbajtur protesta edhe në Cyrih të Zvicrës. Demonstruesit brohorisnin “stop terrorit”. Në Vjenë janë mbledhur rreth 3000 njerëz në rrugë dhe kanë kundërshtuar ofensivën turke. “Kurdët na kanë ndihmuar në luftën kundër “Shtetit Islamik” dhe i kemi trajtuar si heronj. Ndërsa tani po i lëmë të vetëm. Kjo është një shkurtpamësi ekstreme”, thotë ish-eurodeputeti Michel Reimon,për DW.

Turqia ka nisur aksionet e paralajmëruara kaherë, pas tërheqjes së trupave amerikane. SHBA dhe vendet tjera perëndimore i kanë kritikuar këto aksione prej fillimit, sepse YPG është parë si një partner i rëndësishëm në luftën kundër IS. Ato kanë frikë se tani mund të riforcohet IS.

Të dhënat kontradiktore

Trupat turke dhe aleatët e tyre sirianë janë nisur, sipas disa burimeve, të shtunën në drejtim të qytetit Ras al-Ain. Lufta për këtë qytet po vazhdon, thotë një përfaqësues i Forcave Demokratike Siriane. Ai kundërshton në këtë mënyrë pohimet e Ankarasë se ky rajon i rëndësishëm është nën kontroll të ushtrisë turke.

Prej fillimit të ofensivës janë vrarë më shumë se 70 luftëtarë kurdë dhe 40 civilë. Por të dhënat nuk mund të konfirmohen nga burime të pavarura. Pala turke pohon se janë vrarë 18 civilë dhe katër ushtarë turq. Burimet e OKB pohojnë se ndërkohë kanë ikur nga shtëpitë e tyre më shumë se 100.000 njerëz.

Postimi i mëparshëm

Çmimi i prodhimit të iPhone nga Apple është shumë i ulët

Postimi tjetër

Në Maqedoni publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës

Të ngjajshme Postime

Një në dy persona ndihet i pasigurt në hapësira publike në Gjermani
Bota

Një në dy persona ndihet i pasigurt në hapësira publike në Gjermani

8 November 2025
Shpërthen zjarri në depon e parfumeve, vdesin gjashtë persona në Turqi
Bota

Shpërthen zjarri në depon e parfumeve, vdesin gjashtë persona në Turqi

8 November 2025
Kongresi i Perusë e shpall presidenten meksikane person non grata
Bota

Kongresi i Perusë e shpall presidenten meksikane person non grata

7 November 2025
Plani i paqes për Gazën të bazohet në rastin e Kosovës, thotë ish-oficeri amerikan
Bota

Plani i paqes për Gazën të bazohet në rastin e Kosovës, thotë ish-oficeri amerikan

6 November 2025
Grabitja e Luvrit, raporti: Vonesa të shumta në përmirësimin e pajisjeve të sigurisë
Bota

Grabitja e Luvrit, raporti: Vonesa të shumta në përmirësimin e pajisjeve të sigurisë

6 November 2025
Trump ka në ‘tavolinë’ tri opsione ushtarake kundër Venezuelë
Bota

Trump ka në ‘tavolinë’ tri opsione ushtarake kundër Venezuelë

5 November 2025
Postimi tjetër
Paralajmërohet rritje e çmimit të naftës

Në Maqedoni publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës

Lajmet e fundit

U mbajt edicioni i pestë i Festivalit Mbarëkombëtar të Poezisë “Gjakova 2025”

U mbajt edicioni i pestë i Festivalit Mbarëkombëtar të Poezisë “Gjakova 2025”

9 November 2025
Muzika në funksion për parandalimin e sëmundjes së shekullit!

Muzika në funksion për parandalimin e sëmundjes së shekullit!

8 November 2025
Një në dy persona ndihet i pasigurt në hapësira publike në Gjermani

Një në dy persona ndihet i pasigurt në hapësira publike në Gjermani

8 November 2025
Thellohet krisja Rusi-Serbi, Moska: Vuçiç ndryshe flet me ne, ndryshe me Perëndimin!

Thellohet krisja Rusi-Serbi, Moska: Vuçiç ndryshe flet me ne, ndryshe me Perëndimin!

8 November 2025
Daut Haradinaj thotë se mund të shmangen zgjedhjet në prill: Unë i votoj këta emra për president

Daut Haradinaj thotë se mund të shmangen zgjedhjet në prill: Unë i votoj këta emra për president

8 November 2025
Balje: Nuk kam ndryshuar qëndrim, Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë

Balje: Nuk kam ndryshuar qëndrim, Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë

8 November 2025
Jasharaj: Kurtin e kam lutur si vëlla e kryeministër për 100 euro, si mund të na jap tash pagën e 13

Jasharaj: Kurtin e kam lutur si vëlla e kryeministër për 100 euro, si mund të na jap tash pagën e 13

8 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu