Gazetari i njohur Blendii Fevziu, teksa komentoi zgjedhjet e së dielës në Kosovë dhe rezultatin e dalë prej tyre, ka dhënë edhe disa “këshilla” për liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.
Sipas Fevziut, është e vështirë të ruash staturën e opozitarit kur vjen në pushtet.
“Ka disa teza tipike majtiste, që janë provuar dhe kanë rezultuar një dështim spektakolar. Kryesisht në ekonomi. Rritja e taksave do të jetë problematike. Duhet të jetë i kujdesshëm, por shpresoj që të jetë një kryeministër i ndershëm”, u shpreh Fevziu në Tv Syri.
“Është shumë e vështirë të ruash statujën e opozitarit kur je në pushtet. Kjo do ta bëjë Albin Kurtin shumë të kujdesshëm”, do të shtonte gazetari dhe moderatori i “Opinion”.
Blendi Fevziu i ftuar ne "Çim Peka Live"
Blendi Fevziu i ftuar ne "Çim Peka Live"Per me shume informacione klikoni ne www.syri.net#SyriTV #CimPekaLive #BlendiFevziu
Posted by SYRI.net on Tuesday, October 8, 2019