Do ti degjoj perrallat e tyre…
Gjatë vizitës në një shkollë fillore, kandidati për deputet në parlament, fillon ti pyes nxënësit.
– Ti bukurosh, çka dëshiron të bëhesh kur të rritesh?
– Kryetar. – Përgjigjet nxënësi.
– Sa mirë, kryetar! Po, ti çupëz?
– Unë kam dëshirë të bëhem ministre e arsimit.
– Po, ti atje që po buzëqeshë? – e pyet një nxënës tjetër.
– Xhaxhi, kur të rritem, dëshiroj të bëhem deputet.
– Ua… Po ti atje me kaçurela, çka mendon të bëhesh kur të rritesh? – E pyet një nxënës nga fundi i rreshtit.
– Unë… Unë kam dëshirë të bëhem punëtor.
– Punëtor!? – Të gjithë të pranishmit befasohen.
– Xhaxhi, unë si punëtor do ta kaloj jetën me përrallat e tyre, duke m’u lutur t’ua jap votën time…
Shkruan: Osman Goranci