Në qendrën për numërimin e votave ende vazhdon procesi i rinumërimit të votave të qytetarëve për partitë , të cilat nuk u ndanë të kënaqura nga rezultati i tyre.
Udhëheqësi i qendrës së numërimit “Burim Ahmetaj” shtoi se mesatarja e kohës për rinumërim është katër orë e gjysmë, ai gjithashtu në vijim thekëson se:
“Janë duke u rinumëruar vendëvotimet, të cilat për shkak të gabimeve teknike të formularëve është dashur të sillen për tu rinumëruar”.
Mirëpo të gjitha këto vendëvotime janë vendëvotime me të cilat dalja e votuesve apo pjesëmarrja e votuesve është shumë e madhe, që do te thotë se mesatarja është 250 deri 400 votues, dhe nuk mundemi brenda një ndërrimi te kryejmë rinumërimin në më shume se në një kuti.
Mesatarja e kohës për rinumërimin ështe 4 orë e gjysmë , pra kjo është arsyeja pse nuk mund të shkojmë më shpejtë në procesin e rinumërimit.
Ndërsa kur është pyetur se kur do të mbyllet rinumërimi i votave.
Ai shprehet se brenda dy – tri ditësh do të përfundojë edhe rinumërimi për shkak të pjesëmarrjes së madhe të popullësise dhe së shpejti do të publikohet në faqen e KQZ-së, e kështu gjithësecili do të jetë në gjendje të krahasojë rezultatin si ka qenë dhe si është tani,raporton InLajmi.
Kurse votat me postë ende nuk kanë mbërritur, kur do të arrijnë do të bëhet edhe vlerësimi i tyre.
Kurse anëtari i KQZ-së “Adnan Rrustemi” thotë se QNR-ja po vazhdon rinumërimin me dinamikën e njëjtë.
Vëzhguesit dhe numëruesit janë duke kryer detyrën e tyre.
Uroj që stafi i shërbimit të votimit jashtë vendit, të cilët janë helmuar gjatë verifikimit të zarfeve të ardhura nga Serbia të jenë mirë dhe ti kthehen punës sa më parë.
Ndërsa pakot e votave me postë nga mërgata kanë mbërritur dhe do të rinumërohen,shkruan InLajmi.