• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 25 March, 2023
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

LDK nuk ngutet për koalicionin me Vetëvendosjen

J G nga J G
Sunday, 13 October 2019, 18:09
në KRYESORE, Politikë
0 0
0
Sot prap do të takohen ekipet e LVV dhe LDK
0
SHPERNDARJE
16
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse në parim, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar t’i nisin negociatat për formimin e koalicionit qeverisës, arritja e marrëveshjes duket të jetë ende mjaft larg. Kështu të paktën parashikojnë disa zyrtarë nga partitë në negociata, sidomos ata nga LDK-ja.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, konsideron se arritja e një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje do të jetë e vështirë.

Sipas tij, problemet e më të mëdha do të jenë në harmonizimin e programit të përbashkët për të pasur sukses në bashkëqeverisje.

Sidoqoftë, ai parashikon se negociatat e vërteta për arritjen e marrëveshjes mund të priten vetëm pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të certifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

“Besoj se nuk do të jetë e lehtë të arrihet marrëveshje me Vetëvendosjen, duke i pasur parasysh disa deklarime të vazhdueshme publike të atyre edhe gjatë fushatës, po edhe pas rezultatit preliminar, ata po e ndjejnë vetën si fitues të mëdhenj”, tha Veliu.

Ndryshe nga Veliu, zyrtarë të Vetëvendosjes, përfshirë edhe liderin e saj dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurti, kanë parashikuar se me LDK-në do të ketë një marrëveshje dhe se të dy partitë do të qeverisin në Kosovë gjatë mandatit të ardhshëm 4-vjeçar.

Në anën tjetër, analistët politikë nuk presin që këto bisedime të jenë edhe aq të vështira, siç i parashikojnë disa zyrtarë të LDK-së.

Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se arritja e një marrëveshjeje në mes këtyre dy partive është e natyrshme dhe se, sipas tij, të dy partitë duhet të respektojnë premtimet e tyre dhe vullnetin e votuesve.

“Unë nuk shoh që mund të ketë ndonjë pikë diskutabile që do të çonte deri te pamundësimi i një koalicioni midis këtyre dy partive. Kujtojmë se bashkëpunimi i këtyre dy partive nuk filloi dje e as nuk fillon sot. Një bashkëpunim i tyre ka filluar që nga formimi i qeverisë së kaluar dhe e kemi parë gjatë gjithë kohës si këto dy parti kanë funksionuar në opozitë”, tha Kryeziu.

Edhe analisti tjetër politik, Imer Mushkolaj, thotë se tashmë duket se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovë e kanë të qartë se kush ku e ka vendin. Megjithatë, Mushkolaj thekson se të ndarja e dikastereve mund të ketë pak vështirësi.

“Mbase mund të ketë përplasje sa i takon ndarjes së ministrive për shkak se Vetëvendosje qysh në fillim e ka bërë të qartë se nuk do t’i lejojë partnerit të koalicionet, në këtë rast LDK-së, që të marrë nën drejtim Ministrinë e Brendshme, atë të Drejtësisë si dhe atë të Financave. Mirëpo, mbetet të shihet nëse do të jetë kështu. Në anën tjetër, janë disa çështje për të cilat LDK dhe LVV duhet të gjejnë pajtim. E kam fjalën në radhë të parë për mënyrën se di do të vazhdojë dialogu dhe si të arrihet marrëveshja me Serbinë”, tha Mushkolaj për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, vendimi eventual, qoftë nga LDK-ja apo LVV-ja, që të bllokohet formimi i qeverisë nuk do t’i ndihmonte asnjë procesi.

Bazuar në praktikat e deritashme të negociatave ndërpartiake për formimin e institucioneve, zakonisht marrëveshja fillestare ka përfshirë postet e kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe atë të presidentit. Por, aktualisht, posti i presidentit aktual, Hashim Thaçi është valid apo brenda mandatit kushtetues deri në marsin e vitit 2021.

Megjithatë, LVV dhe LDK, nëse do të qeverisin deri në fund të mandatit, sipas pritjeve nga analistët, mund të shtrojnë edhe çështjen e postit të presidentit, pas skadimit të mandatit të presidentit aktual.

Edhe në këtë pikë, aktualisht ka disa dallime në mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të bisedojnë tash për tash me zyrtarët e LDK-së, për këtë pozitë, pasi, sipas tij, nuk do të bëhen pazare politike.

“Pazare politike keni parë me PAN-in (PDK, AAK, Nisma) në të kaluarën. Transparencë radikale do të ketë qeveria e re. Natyrisht, që qeveria jonë do të zgjasë shumë më tepër sesa koha që i ka ngelur presidentit aktual”, ka deklaruar Kurti pas një takimi që ka pasur me zyrtarët e LDK-së.

Por, ndryshe nga Kurti mendon nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, sipas të cilit, për të gjitha çështjet duhet të bisedohet.

“Besoj se duhet të jenë tema të bisedave të gjithë çështjet që janë me interes, sepse pas një periudhe mandati i presidenti kalon dhe sigurisht aty do të gjendemi para një vështirësie”, tha Veliu.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pas një takimi të mbajtur të enjten, janë pajtuar për fillimin e bisedimeve për krijimin e koalicionit qeverisës pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor në Kosovë. Kurse janë hedhur poshtë të gjitha mundësitë për përfshirjen në koalicion të partive të tjera shqiptare.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili është i mandatuar nga subjekti që udhëheq për pozitën e kryeministrit, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, deklaroi se pozita e kryeministrit është e pa diskutueshme në bisedimet për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nga rezultatet preliminare të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 25.49 për qind të votave, pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind të votave. Këto rezultatet nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.

Postimi i mëparshëm

“The Washington Post” shkruan për helmimin në QNR

Postimi tjetër

Merkel kërkon nga Turqia t’u japë fund menjëherë sulmeve në Siri

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
KRYESORE

Çfarë ka ndodhur me 25 mars ndër vite?!

Saturday, 25 March 2023, 5:15
Erëra të fuqishme dhe shi, këto janë temperaturat për këtë të shtunë
KRYESORE

E shtunja me mot të vranët e me reshje lokale të shiut

Saturday, 25 March 2023, 8:05
Sikur të kisha lind për s’dyti: Katolikja e cila u konvertua në islam
KRYESORE

Sikur të kisha lind për s’dyti: Katolikja e cila u konvertua në islam

Saturday, 25 March 2023, 0:05
Macron: Vendimtare nisja e zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi
Politikë

Macron: Vendimtare nisja e zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Friday, 24 March 2023, 23:50
Vuçiq për bombardimet e NATO-s: U bënë për të marrë Kosovën nga Serbia
KRYESORE

Vuçiq për bombardimet e NATO-s: U bënë për të marrë Kosovën nga Serbia

Friday, 24 March 2023, 23:35
Në përvjetorin e bombardimeve, Dodik bën thirrje për bashkimin e RS dhe Serbisë
Politikë

Në përvjetorin e bombardimeve, Dodik bën thirrje për bashkimin e RS dhe Serbisë

Friday, 24 March 2023, 23:11
Postimi tjetër
Merkel kërkon nga Turqia t’u japë fund menjëherë sulmeve në Siri

Merkel kërkon nga Turqia t’u japë fund menjëherë sulmeve në Siri

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Lajmet e fundit

Petulla pa miell, ja receta e thjeshtë me shijen më të veçantë

Këto janë petullat më të mira për Ramazan!

Saturday, 25 March 2023, 8:11
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 25 mars ndër vite?!

Saturday, 25 March 2023, 5:15
  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu