110, ishte numri i kandidatëve që në zgjedhjet e 6 tetorit ishin pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’u bërë deputet.
Ndonëse jo zyrtarisht nga KQZ-ja, tashmë është bërë publike një listë me emra të cilët supozohet se kanë siguruar nga një ulëse në Kuvend në radhët e LDK-së.
Sipas kësaj liste, disa nga ish-deputetët e legjislaturës së kaluar, nuk kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme, derisa pritet të shohim figura të reja, shkruan Indeksonline.
Ismet Beqiri, Fidan Rekaliu, Naser Rugova , Haki Demolli e Mirjeta Kalludra, janë disa nga ish-deputetët që rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit.
Në anën tjetër, Besian Mustafa, Fetah Rudi, Frashër Demaj, Shkëmb Manaj, Marigona Geci e Vlora Dumoshi, për herë të parë pritet ta fitojnë mandatin e deputetit.
Sipas listës së publikuar, i bie që edhe tre ose katër emra do t’i shtohen LDK-së.
Vjosa Osmani
Kujtim Shala
Lumir Abdixhiku
Anton Quni
Avdullah Hoti
Ekrem Hyseni
Besian Mustafa
Arban Abrashi
Driton Selmanaj
Fetah Rudi
Armend Zemaj
Arben Gashi
Frashër Demaj
Shkëmb Manaj
Ardian Shala
Fatmir Rexhepi
Hykmete Bajrami
Lirije Kajtazi
Valentina Bunjaku
Doruntina Maloku
Haxhi Avdyli
Marigona Geci
Shkumbin Gashi
Hatim Baxhaku
Besa Gaxherri
Vlora Dumoshi …