Cristiano Ronaldo festoi të premten në mbrëmje golin e 700-të në karrierë,shkruan gazeta spanjolle, “Marca”.
700 gola të tij kanë ardhur në 973 lojë në 12-të gara të ndryshme, me mesatare të një goli të shënuar në 112 minuta.
Pesë gola i ka me Sportingun, 118 me Unitedin, 451 me Real Madridin dhe 32 me Juventusin dhe 94 të tjerë me Portugalinë.
Ai është golashënuesi i gjashtë më i mirë në ranglistën e përgjithshme, prapa austriakut Josef Biscan që në total ka 805 gola.
I dyti në listë është Pele me 779-të, Romario ka 748, Ferenc Puskas 709, dhe Gerd Muller 701,shkruan koha.net.
Lionel Messi ndërkohë ka 668 gola, në gjithsej 823 ballafaqime.