A nuk është në studime?
Një ditë, gjatë fusharë zgjedhore, rastësisht kujdestari i klasës e takon Dinin, kandidatë për deputet, prindin e Lushit.
– Zotëri Din, më në fund ju takova. Duhet ta dini se Lushi është nxënësi më i dobët nga të gjithë maturantët e shkollës s’onë.
– Djali im, Lushi? – befasohet Dini. – Por…
– E di se jeni shumë i nxënë, çdo dy vjet po keni aktivtete zgjedhore, por po ju informoj se djali i juaj Lushi, nuk i ka punët mirë me mësime. Më besoni se nuk kemi ide si do ta përfundoj vitin e tremëdhjetë…
– Si!? – çuditet Dini. – A, nuk është djali im në studime?
Shkruan: Osman Goranci