Të premten në mëngjes janë përplasur tri vetura në Ferizaj, saktësisht në fshatin Sojevë.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.
Major Mehmetali Hajdini, në Ferizaj, për IndeksOnline ka thënë se aksidentit ka ndodhur pasi një nga veturat ka bërë tejkalim të pasigurt.
“Po e konfirmojë se sot rreth ores 07:00 të mëngjesit në fshatin Sojevë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë të përfshira 3 automjete civile.
Në aksident janë lënduar tre persona, mirëpo fatmirësisht lëndimet nuk janë serioze sipas mjekëve kujdestar.
Si shkaktar i aksidentit është tejkalimi i njërës veturë, me ç’rast është ndeshur me dy veturat tjera”, ka thënë Hajdini, shkruan indeksonline.