Përmes një deklarate për medie, Billall Sherifi, nga partia NISMA ka deklaruar se janë të pakënaqur me vendimin e vonuar të KQZ-së për rinumërimin e 313 vendvotimeve edhe pse PZAP, po refuzon ta trajtoj.
“KQZ mori vendim ashtu si kemi pretenduar ne, se ka pasur gabim në formular, dhe përkundër faktit se PZAP refuzoj ta trajtoj që mendojme se nuk ka qene vendim I duhur, por KQZ me ne fund pranoj gabimin “ thotë Sherifi.
Sipas tij ,KQZ i quan gabime teknike, por këto gabime kanë sjellur gabime shtesë në bartjen e të dhënave, raporton InLajmi.
“KQZ e ka pranuar se ka gabime në formular të cilat i quan gabime teknike por këto gabime kanë prodhuar gabime tjera në bartjen e të dhënave në formular”, vazhdon tutje Sherifi.
Përmes kësaj komunikate për medie, NISMA deklaron se kanë dërguar ankesë në PZAP për vonesat e KQZ-së dhe mospërfilljes së kërkesës së NISMA-s për të njëjtin problem.