Kombëtarja e Kosovës U21 publikoi listën e lojtarëve për ndeshjen me Shqipërinë U21 në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2021.
Në listë figuron edhe emri i talentit kosovar, Valon Hamdiu, shkruan Indeksonline.
Ai kishte pësuar një lëndim të rëndë pak ditë pasi kishte marrë nënshtetësinë e Kosovës.
Mbrojtësi i Winterthurit tashti është rikuperuar nga lëndimi dhe pritet t’i ndihmojë ekipit të Kosovës për të arritur kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Hamdiu ishte lënduar që nga maji i këtij viti.