• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 11 December, 2023
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Ekonomi

Ekonomia ra në Shqipëri më shumë se që pritej

J G nga J G
8 October 2019
në Ekonomi
0 0
0
Ekonomia ra në Shqipëri më shumë se që pritej
0
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real shënoi një rritje vjetore prej 2.3% në tremujorin e dytë të vitit 2019. Kjo normë rezultoi lehtësisht më e ulët krahasuar me normën e parashikuar (2.5%), vlerëson Banka e Shqipërisë në një material të brendshëm për ecurinë e produktit të brendshëm real në tremujorin e dytë të vitit, përgatitur për Këshillin Mbikëqyrës. Norma faktike e rritjes ka rezultuar e përafërt krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019.

Në këndvështrimin sektorial, rritja ekonomike e tremujorit vazhdon të pasqyrojë zhvillimet negative në sektorin prodhues, të ndikuara kryesisht nga tkurrja e aktivitetit të lidhur me “Energjinë” dhe “Ndërtimin”. Edhe sektori i shërbimeve pakësoi lehtësisht kontributin e tij pozitiv, në reflektim të një aktiviteti më të ngadaltë në degët e “Pasurive të paluajtshme” dhe “Aktiviteteve profesionale e shërbimeve administrative”,/indeksonline/.

Ndërkohë, aktiviteti tregtar vijon të gjenerojë ndikimin më të madh pozitiv për rritjen ekonomike, ndërsa shërbimet e tjera vazhdojnë të ndikojnë ecurinë ekonomike në kahun rënës, vlerëson Banka.

Banka e Shqipërisë ka bërë dhe një vlerësim të saj të brendshëm për ndikimet që kanë dhënë sektorët e ndryshëm në këtë ecuri.

Efektin kryesor e ka dhënë “Energji elektrike, gaz, avull, ajër i kondicionuar”, që ka ndikuar me -1.7 pikë përqindje (pp) të rritjes në tremujorin e parë dhe -0.9 pp në të dytin.

Gazsjellësi TAP ka ndikuar në -0.7 pp në tremujorin e parë dhe -0.6 pp në të dytin.

Mbyllja e aktivitetit të lojërave të fatit ka ndikuar rritjen ekonomike me -0.6 pp në tremujorin e parë dhe -0.5 pp në të dytin.

Banka e Shqipërisë vlerëson se pa këto goditje në kahun e ofertës, rritja ekonomike do të ishte më e lartë, përkatësisht 5.5% në tremujorin e parë dhe 4.3% në të dytin.

Në terma të kërkesës agregate, “Konsumi final i popullatës” dha ndikimin kryesor në terma të rritjes, pasuar nga “Konsumi publik”. Kontributet këtyre dy komponentëve në rritje ishin më të lartë krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Nga ana tjetër, “Investimet” janë pakësuar në terma vjetorë, duke prodhuar një ndikim negativ në rritje. “Eksportet neto” u karakterizuan nga kontribute negativ, edhe më të thellë krahasuar me tremujorin e parë të vitit.. Shkak ka qenë rritja e shpejtë e importeve krahas një rritje të ngadaltë të eksporteve, vlerëson Banka.

 

Banka e Shqipërisë vlerëson se me gjithë zbutjen e ndikimit negativ, dega e “Energjisë” vazhdon të ndikojë ecurinë vjetore të PBB-së në kahun rënës me rreth 0.9 pikë përqindje nga 1.7 pikë përqindje një tremujor më parë. Gjithashtu, midis aktiviteteve industriale, “Industria e metaleve” gjeneroi një kontribut të lehtë negativ për rritjen ekonomike, rreth 0.1 pikë përqindje si në tremujorin e parë. Ndërkohë, degët e industrisë përpunuese dhe asaj nxjerrëse vlerësohet të kenë ndikuar rritjen ekonomike, respektivisht me 0.3 pikë përqindje secila. Një efekt negativ në ecurinë vjetore të PBB-së llogaritet të ketë dhënë edhe aktiviteti në ndërtim, tkurrja e të cilit u përkthye në një kontribut rreth -0.2 pikë përqindje. Sipas INSTAT, kontraktimi i aktivitetit në ndërtim vlerësohet të jetë i lidhur me projektin TAP. Për sa i takon aktivitetit në bujqësi, pyje e peshkim, rritja e tij vazhdon të mbetet me ritme të ulëta, duke u reflektuar në një kontribut rreth 0.4 pikë përqindje për rritjen ekonomike të tremujorit. Komponenti i taksave neto vazhdon të mbështesë ecurinë e aktivitetit ekonomik në të njëjtën masë si një tremujor më parë, përkatësisht me 0.5 pikë përqindje.

Shërbimet me rritje

Sektori i shërbimeve ngadalësoi lehtësisht ecurinë rritëse në tremujorin e dytë, në 4.1% nga 4.3% një tremujor më parë. Kjo u reflektua në pakësimin e kontributit të tij në rritjen ekonomike të tremujorit në 1.8 pikë përqindje nga 2.0 pikë përqindje në tremujorin e mëparshëm. Pothuajse të gjitha aktivitetet e shërbimeve dhanë kontribute pozitive në rritjen vjetore të PBB-së, me përjashtim të degës “Arte, argëtim, çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi”, ndikimi i së cilës vijoi të jetë negativ rreth 0.5 pikë përqindje si një tremujor më parë. Degët e “Pasurive të paluajtshme” dhe “Aktiviteteve profesionale dhe shërbimeve administrative” pakësuan kontributet e tyre në rritjen ekonomike, përkatësisht në 0.4 dhe 0.1 pikë përqindje. Në të kundërt, shërbimet e lidhura me “Aktivitetet financiare dhe të sigurimit” shtuan lehtësisht ndikimin e tyre në rritjen vjetore të PBB-së nga 0.2 në 0.3 pikë përqindje. Ndërkohë, degët e tjera të shërbimeve si “Tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor”, “Administrata publike, arsimi dhe shëndetësia” dhe “Informacioni dhe komunikacioni” vijuan të kontribuojnë në të njëjtën masë si një tremujor më parë, respektivisht me 0.7, 0.4 dhe 0.3 pikë përqindje.

Përmirësohet konsumi

Në këndvështrimin e komponentëve të kërkesës agregate, rritja ekonomike në tremujorin e dytë vitit 2019 u mbështet nga kërkesa e brendshme. Më konkretisht, “Konsumit të popullatës” dha ndikimin kryesor duke u zgjeruar me 2.9% në terma vjetorë. Kjo normë rezulton më e shpejtë nëse krahasohet me tremujorin e mëparshëm (rritja reale vjetore e komponentit shënonte 2.5%). Kontributi i tij në rritjen vjetore të PBB-së vlerësohet rreth 2.3 pikë përqindje. Kontribute pozitive në rritje krahasuar me tremujorin e parë kanë ardhur edhe nga “Konsumit publik i cili u zgjerua më terma vjetorë me 4.4% (0.5% ishte rritja vjetore në tremujorin e parë 2019).

Investimet private në rënie

“Investimet” rezultuan me një rënie në vjetorë me 0.9%. Vlerësohet që ecuria është përcaktuar gjerësisht nga pakësimi i “Investimeve private” me 4.0% në terma vjetorë. Ndërkohë, vlerësohet që “investimet publike” janë zgjeruar me rreth në terma realë vjetorë me rreth 5.0%.

Thellohet deficiti

Komponenti i “Eksporteve neto” vlerësohet të ketë dhënë një kontribut negativ edhe më të thellë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019. Deficiti tregtar i mallrave dhe shërbimeve është zgjeruar me rreth 12.6% në terma vjetorë duke gjeneruar një kontribut negativ në masën 1.7 pikë përqindje në rritjen ekonomike.

“Eksporti i mallrave dhe shërbimeve” u zgjerua me rreth 3.2% ndikuar nga rritja vjetore e “eksportit të shërbimeve” me rreth 9.2%. Nga ana tjetër, “eksporti i mallrave” u pakësua me rreth 12.9% në terma vjetorë ndikuar nga ecuria e eksportit të energjisë elektrike. Kontributi i eksportit total në rritjen ekonomike vlerësohet në nivelin 0.9 pikë përqindje.

Nga ana tjetër, rritja “importit të mallrave dhe shërbimeve” u përshpejtua ndjeshëm gjatë tremujorit të dytë të vitit, shkruan ‘monitor’. Rritja vjetore ka shënuar 6.0% krahasuar me 2.4% në tremujorin e parë të vitit 2019. Përshpejtimi ka buruar kryesisht nga zgjerimi i shpejtë i “importit të shërbimeve”.

Postimi i mëparshëm

Cili është shteti që në Parlament nuk ka gra

Postimi tjetër

Qytetarët tregojnë dëshpërimin e madh për Ahmetin

Të ngjajshme Postime

Rafuna pas Forumit Ekonomik Kosovë-Turqi: Së shpejti mund të kemi investitorë nga vende të ndryshme
Ekonomi

Rafuna pas Forumit Ekonomik Kosovë-Turqi: Së shpejti mund të kemi investitorë nga vende të ndryshme

5 December 2023
Mehmeti i BQK-së: Vlera e asteve është 4.6 miliardë euro, e kreditimi është 4 miliardë euro
Ekonomi

Paratë false, ish-guvernatori Mehmeti, thirrje qytetarëve: Shmangini pagesat me “cash”!

29 November 2023
Euro mbyll javën me rënie në tregun europian
Kripto Valuta

Euro mbyll javën me rënie në tregun europian

11 November 2023
Statistikat e fundit, vështirësohet jetesa e kosovarëve, tetori shënoi rritje çmimesh
Ekonomi

Statistikat e fundit, vështirësohet jetesa e kosovarëve, tetori shënoi rritje çmimesh

10 November 2023
Zvicëranët mbeten populli më i pasur në botë
Ekonomi

Zvicëranët mbeten populli më i pasur në botë

28 October 2023
Eurozona në rrezik nga recesioni
Bota

Eurozona në rrezik nga recesioni

25 October 2023
Postimi tjetër
Qytetarët tregojnë dëshpërimin e madh për Ahmetin

Qytetarët tregojnë dëshpërimin e madh për Ahmetin

Lajmet e fundit

Xhemaili: Kjo qeveri me rrena ka ardh e me rrena do të perfundojë

Xhemaili: Kjo qeveri me rrena ka ardh e me rrena do të perfundojë

11 December 2023
Kurti i takon gazetarët nga Ukraina e Afganistani që po strehohen në Kosovë

Kurti i takon gazetarët nga Ukraina e Afganistani që po strehohen në Kosovë

11 December 2023
Në Kampionatin Ballkanik të taekwondosë, Tirana merr 7 medalje

Në Kampionatin Ballkanik të taekwondosë, Tirana merr 7 medalje

11 December 2023
Mbetjet radioaktive magazinohen nga QKUK

Mbetjet radioaktive magazinohen nga QKUK

11 December 2023
Bije në sy komenti i Luiz Ejllit në foton e Kiarës

Bije në sy komenti i Luiz Ejllit në foton e Kiarës

11 December 2023
MSH fillon kampanjën për përzgjedhjen e mjekut familjar

MSH fillon kampanjën për përzgjedhjen e mjekut familjar

11 December 2023
Google publikon një përmbledhje të pyetjeve më të shpeshta të vitit 2023

Google publikon një përmbledhje të pyetjeve më të shpeshta të vitit 2023

11 December 2023
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu