Në Prokuroritë Themelore janë ngritur 61 aktakuza kundër 77 personave për vepra të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit, transmeton InLajmi.
Po ashtu janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë persona si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale me urdhër të prokurorit të shtetit./InLajmi/