• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 15 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

360 mijë euro gjobë për partitë që bënë shkelje zgjedhore

J G nga J G
8 October 2019
në KRYESORE, Politikë
0 0
0
Ja për çfarë po kritikohen partitë politike
0
SHPERNDARJE
14
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, vlerësohet se ka qenë i organizuar mirë dhe me transparencë, por, megjithatë, subjektet politike garuese në zgjedhje janë gjobitur nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) me rreth 360 mijë euro për shkelje të ndryshme brenda këtij procesi.

Mul Desku, kryesues i Sekretariatit të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, thotë për Radion Evropa e Lirë se deri në ditën e zgjedhjeve, më 6 tetor, janë gjobitur 13 subjekte politike.

“Deri më tani, sa i përket ankesave për fazën e para fillimit të fushatës zyrtare të zgjedhjeve, për fushatën zgjedhore, për heshtjen zgjedhore dhe për ditën e zgjedhjeve, janë paraqitur apo PZAP-i ka pranuar 269 ankesa gjithsej. Ndërsa shumë totale e gjobave të shqiptuara ndaj të gjitha subjekteve politike, për të gjitha ankesat që i theksova më lart–me përjashtim për ditën e zgjedhjeve, që ende nuk janë shqyrtuar ankesat që kanë arritur dhe janë dorëzuar dje në PZAP – është 359 mijë e 550 euro. Në këto gjoba përfshihet gjobitja e 13 subjekteve politike”, tha Desku.

Partitë që janë gjobitur janë: Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Lista Serbe, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, koalicioni Nisma, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, Partia e Romëve të Bashkuar të Kosovës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Pavarur Liberale, Partia Liberale Egjiptiane, Vakat, Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe Lëvizja për Gorën.

Desku ka shtuar se arsyeja e gjobitjeve, gjatë fushatës, ka qenë vendosja e panove në hapësira publike, përdorimi i fëmijëve në fushatë, presioni ndaj votuesve për të votuar subjektin e caktuar politik, shfrytëzimi i pozitës publike me qëllim të përfitimit të votës, përdorimi i gjuhës së urrejtjes, vendosja e materialeve zgjedhore propaganduese në rrugë publike.

“Ndërsa, sa i përket thyerjes së heshtjes zgjedhore, kryesisht kanë qenë: përdorimi i rrjeteve sociale, ekzistimi i materialeve propagandistike në rreze prej më afër se 100 metra nga aty ku kanë votuar qytetarët, porositë me SMS, thirrjet përmes telefonave për të votuar për subjektin apo kandidatin e caktuar, thirrjet për votim në Facebook, transmetimi i spotit politik publicitar, përdorimi i fotove në rrjete sociale gjatë heshtjes zgjedhore, e të tjera”, theksoi Desku.

Kryesuesja e Misionit të Bashkimit Evropian në zgjedhjet e parakohshme, të cilat janë mbajtur me 6 tetor në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel, gjatë një konference për media në Prishtinë, ka deklaruar zgjedhjet e 6 tetorit kanë qenë të organizuara mirë dhe transparente, ndërkaq që procesi i votimit dhe i numërimit të votave është vlerësuar pozitivisht.

Sipas saj, fushata zgjedhore ishte e gjallë dhe konkurruese, duke ua bërë të mundur garuesve që të bëjnë fushatë të lirshme në pjesën më të madhe të Kosovës, përveç në mjediset e banuarave shumicë serbe.

“Ambienti i fushatës në trevat e banuara me serb të Kosovës, u cenua nga frikësimi që i vuri në shënjestër kandidatët dhe përkrahësit që nuk ishin rreshtuar me Listën Serbe”, ka thënë Viola von Cramon-Taubadel.

Ndërkaq, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, e cila është pjesë e rrjetit të organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim, që ka mbikëqyrur procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në një pjesë të aktiviteteve të subjekteve politike, gjatë fushatës, ka pasur shkelje të Ligjit për zgjedhje apo të rregullës zgjedhore.

“Ndër shkeljet më të shpeshta, për të cilat ne si Demokraci në Veprim kemi dërguar edhe ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, kanë qenë në lidhje me vendosjen e panove apo materialeve propaganduese në hapësira të palejuara. Ajo çfarë ka rënë në sy në këtë fushatë është gjuha e urrejtjes, e cila është përdorur në masë të madhe nga ana e partive politike, sidomos gjuha e urrejtjes mbi baza politike. Po ashtu, kemi pasur raste të përdorimit të resurseve publike, më saktë, të veturave zyrtare, në veçanti nga ana e subjekteve politike, të cilat kanë qenë në pushtet në nivelin qendror dhe të atyre në nivelin lokal”, tha Cakolli.

Sipas tij, një nga rastet e përdorimit të gjuhës së urrejtjes, por me baza etnike, ka qenë nga Lista Serbe, e cila përmes një video-klipi ka përçuar mesazhe, të cilat janë interpretuar si sfiduese ndaj kushtetutshmërisë së zgjedhjeve.

Në ditën e votimeve, siç tha Cakolli, procesi është zhvilluar në përputhje me standardet ligjore, por megjithatë, ka pasur disa raste të evidentuara të parregullsive, disa prej të cilave kanë qenë të natyrës penale dhe në disa raste shkelje procedurale nga komisionarët apo nga vet votuesit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë shpallur disa javë pasi që Ramush Haradinaj, më 19 korrik pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës.

Postimi i mëparshëm

Për Mogherinin dhe Hahn zgjedhjet në Kosovë kanë qenë të qeta dhe të rregullta

Postimi tjetër

Në këtë komunë NISMA kërkon rivotim

Të ngjajshme Postime

Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!
KRYESORE

Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

14 November 2025
Nuk ka në mendje dorëheqjen, Hajdari: Aktakuza ka shumë të pavërteta, jam krenare dhe e lumtur për punën që kam bërë
KRYESORE

Nuk ka në mendje dorëheqjen, Hajdari: Aktakuza ka shumë të pavërteta, jam krenare dhe e lumtur për punën që kam bërë

14 November 2025
Ekzekutohen pensionet me rritje, Kurti: Rritjen e buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë nevojë
KRYESORE

Ekzekutohen pensionet me rritje, Kurti: Rritjen e buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë nevojë

14 November 2025
Zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së, edhe Ramiz Lladrovci përfshihet në debat
KRYESORE

Zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së, edhe Ramiz Lladrovci përfshihet në debat

14 November 2025
Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së
KRYESORE

Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së

13 November 2025
“E pabazuar”- PZAP ia rrëzon Sveçlës ankesën ndaj aktivistit të LDK’së që e fotografoi ministri në detyrë
Politikë

“E pabazuar”- PZAP ia rrëzon Sveçlës ankesën ndaj aktivistit të LDK’së që e fotografoi ministri në detyrë

12 November 2025
Postimi tjetër
Në këtë komunë NISMA kërkon rivotim

Në këtë komunë NISMA kërkon rivotim

Lajmet e fundit

Dashuria mbetet lënda djegëse më e madhe e jetës

Dashuria mbetet lënda djegëse më e madhe e jetës

15 November 2025
7 tiparet gjenetike që trashëgohen vetëm nga njëri prind

7 tiparet gjenetike që trashëgohen vetëm nga njëri prind

15 November 2025
Nis Festivali i Kulturës Shqiptare, “Ditët e Nëntorit” 2!

Nis Festivali i Kulturës Shqiptare, “Ditët e Nëntorit” 2!

15 November 2025
Aksidentohet autobusi në Suedi, disa persona të vdekur dhe të lënduar

Aksidentohet autobusi në Suedi, disa persona të vdekur dhe të lënduar

14 November 2025
Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

14 November 2025
Nuk ka në mendje dorëheqjen, Hajdari: Aktakuza ka shumë të pavërteta, jam krenare dhe e lumtur për punën që kam bërë

Nuk ka në mendje dorëheqjen, Hajdari: Aktakuza ka shumë të pavërteta, jam krenare dhe e lumtur për punën që kam bërë

14 November 2025
Ekzekutohen pensionet me rritje, Kurti: Rritjen e buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë nevojë

Ekzekutohen pensionet me rritje, Kurti: Rritjen e buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë nevojë

14 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu