Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka uruar qytetarët e Kosovës në rastin e zgjedhjeve që u organizuan dje.
Ai ka deklaruar se zgjedhjet e djeshme janë një shembull i funksionimit të demokracisë./InLajmi/
Postimi i plotë:
Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbarë botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë.