Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka pritur me tepih të kuq dhe me nderime të larta shtetërore homologun e tij turk, Recep Tayip Erdogan i cili filloi vizitën e tij dyditore në Serbi,/klankosova/.
Para fillimit të kësaj vizite, Erdogan ka thënë se Turqia është e gatshme të bëjë çmos për të zgjidhur çështjen e Kosovës.
Kreu i shtetit turk shtoi se marrëveshja që do të ishte e pranueshme për të dyja palët gjithashtu do të ishte e pranueshme për Turqinë.
Në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, Erdogan tha se arritja e një marrëveshje rreth çështjes së Kosovës që kënaq të gjithë palët është thelbësore për arritjen e stabilitetit dhe paqes afatgjatë në Ballkan, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij, kjo është arsyeja pse Turqia mbështet vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.