• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 5 October, 2023
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

8 tetori ndër vite

J G nga J G
7 October 2019
në Kalendari historik
0 0
0
7 Shtatori ndër vite
0
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

8 Tetori është dita e 281-të e kalendarit gregorian (dita e 282-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 84 ditë.

Ngjarje

314 – Perandori romak Licinius mposhtet nga homologu i tij Konstandin në betejën e Cibalaes dhe humbet territoret evropiane. Konstandini është quajtur i Madh, sepse shënoi një epokë të veçantë në historinë e Perandorisë Romake. Ai ndërtoi një vendbanim të ri perandorak në Bizant dhe e quajti Nova Roma, Roma e re (Deutera Rhoma, Roma e Dytë, është një tjetër variant); megjithatë, për nder të Konstandinit, romakët i dhanë emrin Konstandinopojë, Qyteti (i ri) Kostandin, që më vonë do të bëhej kryeqyteti i Perandorisë Bizantine deri më 1453, kur u pushtua nga otomanët. Disa thonë se krijimi i qytetit nga Kostandini, është edhe shkaku që shpesh mendohet se ai themeloi Perandorisë Bizantine, krijimi i së cilës, në fakt ishte proces, jo punë e një njeriu të vetëm, dhe as brenda ditës, madje as Roma nuk u ndërtua në një ditë, thotë epigrami. Emri i Bizantit përmendet që në vitin 660 pes., dhe mendohet se është eponym, emër personi që quhej Byzas. Tradita e lashtë greke i referohet një mbreti me këtë emër si udhëheqës kolonistësh. Megjithatë, historianë bashkëkorë kanë dalë me idenë se emri Byzas (Biza, Bicaj) ka prejardhje trake ose ilire, dhe është përdorur shumë kohë para kolonizimit grek. Plini i vjetër në Natural History thotë se para se të quhej Byzas, qyteti njihej me emrin Lygos. Konstandini (Flavius Valerius Aurelius) lindi më 27 shkurt 280 në qytetin ilir Naissus, Nish i sotëm, nga prindër; e ëma kamariere, i ati ushtarak e më pas Caezar (zv/perandor). Vetë Konstandini do të bëhej i Madh; Perandori i 57-të i Romës dhe i pari Perandor i krishterë. Ai la pas 3 djem që u bënë perandorë; ndërsa nëna e tij e kanonizuar nga Kisha do të njihej si Shën Helena. Sa për Kostandinopojën, qyteti vazhdoi të ruajë rëndësinë e tij edhe pas rënies së perandorisë bizantine. Ndryshimi i emrit në Istambul (Stamboll) ishte gjithashtu process; Disa thonë se Istambul është shprehje që rrjedh nga greqishtja mesjetare “is tim bolin”, që do të thotë “për në qytet”, siç përgjigjej tregëtari kur i pyesnin “ku po shkon?”. Më 1930, qyteti u emërtua zyrtarisht Istanbul.

1912 – Fillon Lufta e parë Ballkanike midis Perandorisë Osmane dhe Lidhjes Ballkanike. Sipas historianëve, Perandoria Osmane nuk ishte në gjendje që të reformohej, qeveriste keq , ose s’mundi të zgjidhte problemet e nacionalizmin në rritje mes popujve të saj. Së dyti, Fuqitë e Mëdha grindeshin aq shume mes tyre sa që dështuan për të siguruar që otomanët të kryenin reformat e nevojshme. Këto probleme bënë që shtetet e Ballkanit të imponojë zgjidhjen e tyre, duke krijuar Lidhjen e Ballkanit (Bullgari, Greqi, Serbi e Mal i Zi). Por ishte edhe arsyeja tjetër; deri në fillim të shekullit të 20-të, këto vende kishin arritur pavarësinë nga Perandoria Osmane, por duke parë se ajo po dobësohej e së shpeti shpërbëhej, donin të merrnin pjesët që do të mbesnin, siç ishin trojet shqiptare ende nën perandori. Brenda këtij konteksti duhen kuptuar edhe thirrjet e atdhetarëve brenda e jashtë, që shqiptarët në këtë luftë të qëndronin në anën e Perandorisë; ndërkohë që Ismail Qemali shpejtonte drejt Vlorës me sigurimet ndërkombëtare për pavarësinë që u arrit më 28 nëntor, kur Lufta e pare Ballkanike ndodhej në kulmin e saj. Lufta përfundoi në korrik 1913 me nënshkrimin e Traktatit të Londrës dhe pas 5 shekujsh, Perandoria Osmane humbi pothuajse të gjitha zotërimet e saj në Ballkan. Pastaj erdhi Lufta e Dytë Ballkanike, që filloi pa mbaruar ende e Para. Shkaku ishte pakënaqësia e Bullgarisë lidhur me ndarjen e Maqedonisë, që u bë në fshehtësi nga ish-aleatët e saj, Serbia dhe Greqia. Si rrjedhim, Bullgaria sulmon, por ushtritë serbe e greke kundërpërgjigjen më ashpër; Bullgaria sulmohet edhe nga Rumania dhe Perandoria osmane – lufta përfundon me Traktatin e Bukureshtit, dhe Bullgaria humbet shumicën e territoreve që kishte fituar në Luftën e Parë Ballkanike.

1918 – Në luftën e parë Botërore, në Argonne të Francës , tetari amerikan Alvin York vret i vetëm gjatë një beteje të vetme 28 ushtarë gjermanë dhe 132 të tjerë i kap robër. Kur e pyetën se si ishte e mundur, York tha se kishte ndjekur të njëjtën taktikë me atë që kishte përdorur në jetën civile gjatë gjyetisë për gjela të egër – në pyjet e fshatit të tij Pall Mall, Tenesi – duke qëlluar në fillim gjelin e fundit në radhë, e pastaj të tjerët që nuk shihnin se ç’ndodhte pas tyre.

1929 – Në Shqipëri, 34 vjetori i ditëlindjës së Mbretit Zog festohet me një paradë madhështore në Tiranë, që u filmua nga Fox Movietone News. Kjo kompani amerikane gjithashtu filmoi Mbretin gjatë kohës që mbajti fjalimin përshëndetës, duke u bërë i pari film dokumentar me zë në Shqiperi. Gjatë cermonisë, parada ushtarake u shoqëruar nga parakalimi i grave e vajza të veshura me kostume kombëtare. Shumë gra myslimane shqiptare për herë të parë dolën me fytyra të zbuluara këtë ditë. Rrugët e Tiranës ishin zbukuruar me sende ngjyrash festive dhe flamujt kombëtarë valviteshin nga çdo ndërtesë.

1962 – Revista gjermane Der Spiegel boton artikullin “Bedingt abwehrbereit ” (Përgatitje e kushtëzuar për mbrojtje), në lidhje me një manovër të NATO-s të quajtur ” Fallex 62 “, e cila zbuloi se ushtria gjermano-perëndimore ishte e papërgatitur për t’u përballur me kërcënimin komunist nga lindja në atë kohë. Revista u akuzua për tradhti.

1895 – Mbretëresha koreane Min, perandoresha e fundit koreane, vritet nga japonezët dhe trupi i sajë digjet në Pallatin Gyeongbok.

1932 – U themelua kompania Indian Air Force.
1939 – LDB: Gjermania anekson Poloninë perendimore.
1967 – Udhëheqësi gueril Ernesto Che Guevara dhe përkrahësit e tijë kapen në Bolivi.
1974 – Bankroton “Franklin National Bank” për shkak të menaxhimit të keq dhe në atë kohë bëhet dështimi më i madhë bankarë në ShBA.
1996 – Presidenti palestinez, Yasser Arafat, realizoi vizitën e parë publike në Izrael, për të marrë pjesë në bisedime me presidentin, Ezer Weizman.
1998 – Japonia zyrtarisht i kërkon falje Koresë Jugore për 35 vjetët e sundimit të ashpër kolonial.
1991 – Parlamenti kroat ndërpret tëgjitha lidhjet me Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë
2001 – Presidenti amerikan George W. Bush shpall themelimin e zyrës “Office of Homeland Security”.
2001 – Një aeroplan i “Scandinavian Airlines” (SAS) u rrëzua në Aeroportin e Milanos, Linate, pasi u përplas me një aeroplan të vogël privat, me ç’rast të gjithë personat në bord (ishin 110), dhe katër të aeroplanit privat, humbën jetën.

2003 – Aktori i njohut Arnold Schwarzenegger u zgjodh Guvernator i Kalifornisë.
2005 – Më tepër se 73.000 persona kanë humbur jetën dhe rreth 3 milionë të tjerë kanë mbetur pa strehë, kur një tërmet i fuqishëm goditi Kashmirin pakistanez dhe krahinat veriore të tij.

Lindje

1895 – Ahmet Zogu, politikan shqiptar, kryeministër, president dhe mbreti i parë i Shqipërisë
1895 – Juan Perón, politikan argjrntinas
1896 – Julien Duvivier, regjisor francez
1941 – Jesse Jackson, politikan amerikan
1949 – Sigourney Weaver, aktore amerikane
1968 – Zvonimir Boban, futbollist kroat
1979 – Kristanna Sommer Løken, modele dhe aktore amerikane

Vdekje

1467 – Filippo Lippi, piktor kroat
1754 – Henry Fielding, letrar anglez
1869 – Franklin Pierce, politika amerikan, kryetari i 14 amerikan
1869 – Franklin Pierce, presidenti i 14-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
1966 – Ernesto Che Guevara, hero i Amerikës Latine
1992 – Willy Brandt, politikan gjerman kanceral nga 1969. deri 1974.

Festa dhe përvjetore

1962 – Algjeria anëtarsohet në OKB

 

Postimi i mëparshëm

Parashikimi i motit për këtë javë

Postimi tjetër

Barcoleta e ditës

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 2 tetor ndër vite?!

2 October 2023
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 1 tetor ndër vite

1 October 2023
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 30 shtatori ndër vite?!

30 September 2023
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 28 shtator ndër vite?!

28 September 2023
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 27 shtator ndër vite?!

27 September 2023
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 26 shtator ndër vite

26 September 2023
Postimi tjetër

Barcoleta e ditës

Lajmet e fundit

​Si ta forcojmë imunitetin

​Si ta forcojmë imunitetin

5 October 2023
Kancelari gjerman për Kosovën: Jemi të përkushtuar për zgjidhje paqësore

Kancelari gjerman për Kosovën: Jemi të përkushtuar për zgjidhje paqësore

5 October 2023
Rashiq: Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer

Rashiq: Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer

4 October 2023
Drejtori i Policisë: Serbia, me sulmin në Banjskë, tentoi të krijojë një realitet të ri në Kosovë

Drejtori i Policisë: Serbia, me sulmin në Banjskë, tentoi të krijojë një realitet të ri në Kosovë

4 October 2023
Quni, i ka kritikuar veprimet e mëhershme të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit

Quni, i ka kritikuar veprimet e mëhershme të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit

4 October 2023
Lutfi Haziri: Albin Kurti i ka përjashtuar të gjithë nga procesi i dialogut

Lutfi Haziri: Albin Kurti i ka përjashtuar të gjithë nga procesi i dialogut

4 October 2023
Kusari-Lila: Qeveria nuk do t’i egzekutoj pagesat për grevistët

Kusari-Lila: Veriu i Kosovës ka “zot shtëpie”

4 October 2023
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu