Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dhënë votën e tij së bashku me bashkëshortën Qefsere Mustafa.
Kryetari Mustafa, ka votuar në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, njëkohësisht ka kërkuar nga qytetarët që sot të votojnë partinë e tyre.
Mustafa është shprehur se ka besim tek vota e qytetarëve, dhe ka ftuar qytetarët për pjesmarrje në votë.
“Sot konsideroj që është një ditë tepër e rëndësishme për Kosovën. Shqiptarët sot vendosin për fatin dhe qeverisje e tyre. Kam besim e qytetarët dhe i ftoj që të marrin masivisht pjesë në votim në mënyrë që të bëhet një numër më i madh se ajo është edhe vendimmarrje në të ardhmen e vendit”, tha Mustafa.
Qendrat e votimit janë hapur sot në ora 7 e mengjesit dhe pritet të mbyllen në ora 19:00/ raporton InLajmi.