Kryetari I Nismës Social Demokrate si dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Nisma-AKR-PD, ka dhënë votën e tij në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.
Limaj, kërkon nga qytetarët të dalin për të dhënë votën e tyre, raporton InLajmi.
“Sot shfrytëzuam një mundësi të jashtëzakonshme që e ka çdo qytetarë i Kosovës të shpreh vullnetin e lirë për t’i dhënë mundësi dhe shans vendit, shpresoj dhe pres që vota do ti jep siguri vendit, do ti jep perspektivë dhe mundësi të jashtëkonshme Kosovës” , ka shtuar Limaj.
Bashkëshortja e Fatmir Limaj sot nuk e ka shoqëruar për te kutia e votimeve!