Ngjarja ka ndodhur në fund të shtatorit në Karolinën e Veriut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe pengmarrësi është shtetasi Hugo Yaret Cortes-Ramirez.
Sipas pamjeve të publikuara nga mediat e huaja, ai u ndoq nga policia dhe kur pa se nuk kishte shpëtim e braktisi makinën dhe ia mbathi me vrap drejt pyllit.
Në ikje, përcjell javanews.al, ai qëlloi me armë ndaj policisë, ndërkohë që kjo e fundit u përgjigj po me të shtëna.
Më pas, nga shkëmbimi i zjarrit i riu 23-vjeçar u gjet i vdekur, por nuk dihet ende nëse është qëlluar nga policia apo vetëqëlluar. Për fat, vajza është gjetur në makinë shëndoshë e mirë.