Vetëm pak minuta pasi janë mbyllur qendrat e votimit, PDK-ja e ka shpallur veten fitues të këtyre zgjedhjeve, raporton Inlajmi.
Abelard Tahiri, ka thënë në një konferencë për medie, se ata prijnë me një diferencë të vogël ndaj partisë së dytë, derisa nuk ka treguar se cila është kjo parti.
“Si PDK i ftojmë komisionerët dhe vëzhguesit që të bëjnë punën e tyre në numërimin e votave. PDK do të jetë parti e parë në shumicën e komunave, por presim një fitore më të vogël se zakonisht. Për fat të keq asnjë exit poll s’ka qenë i saktë në asnjë palë zgjedhje. Jemi të bindur se PDK ka shënuar fitore me një dallim shumë të vogël nga partia e dytë”, ka thënë Tahiri