Në një konferencë për medie, kandidati për kryeministër nga PDK, pranon se partia e tij do mbetet në opozitë,shkruan InLajmi.
“Së bashku me PDK-në kemi punuar që që ti fitojmë këto zgjedhje por nuk fituam PDK do të kalojë opozitë por ne do ti shërbejmë kombit dhe shtetit” ,ka thënë Veseli.
Ai ka falenderuar të gjithë antarët e partisë së tij për punën që kanë bërë.
“Kjo fushatë ka qenë shumë e veqantë dhe jam shumë mirënjohës” Kemi ndarë shume momente bashkë. Anëtarëve të PDK-së iu them ju keni bërë një punë të shkëlqyer”, ka shtuar Veseli.

Sipas KQZ-së, deri më tani janë numëruar vetëm 70% e votave. /InLajmi