Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i ka bërë thirrje Prokurorisë së shtetit për disa parregullsi në vendin e tij, raporton InLajmi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai pretendon se disa persona kanë ushtruar presion mbi votuesit.
“Në Prekaz të Epërm, nga disa banditë, është duke u ushtruar presion kriminal mbi votuesit për ta deviju vullnetin e lirë të qytetarëve. Therras prokurorinë e shtetit të veproj.”, ka thënë Latifi.
Latifi është autor i librave dhe i disa artikujve shkencor ndërkombëtar.