Një person është arrestuar në Brus të Lipjanit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale grabitje.
“Rreth orës 08:00 në fshatin Brus te Lipjanit,është arrestuar një person me urdheresë te Gjykatës Themelore për vepren grabitje. I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës, për gazeten zëri.
Ndërkohë raportohet që i dyshuari ka qenë vëzhgues i Lëvizjes Vetëvendosje në një qendër votimi, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot.