• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 23 September, 2023
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Qytetarët e shqetësuar për fjalët dhe figurat banale në vendet publike

J G nga J G
11 October 2019
në Kosovë, KRYESORE
0 0
0
Qytetarët e shqetësuar për fjalët dhe figurat banale në vendet publike
0
SHPERNDARJE
28
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Po thuajse në çdo mur të objekteve publike në kryeqytet, hasim në figura dhe shprehje banale nga më të ndryshmet.

Muret e banesave, shkallëve, urave e shumë objekte të tjera janë të stërmbushura me shprehje të tilla, të shkruara nga vetë qytetarët.

E kjo dukuri më së shumti po i pengon prindërit, të cilët janë të shqetësuar për mjedisin në të cilin po rriten dhe po edukohen fëmijët e tyre.

 

L.P, nënë e një vajze tha për InLajmin, se nëse këto shkrime dhe figura në mure nëse janë atraktive dhe domethënëse, atëherë ato e zbukurojnë ambientin, mirëpo nëse ato kanë përmbajtje banale, janë joedukuese për fëmijët.

 

“Kur këto piktura dhe shkrime janë atraktive, domethënëse dhe me mesazhe të ndryshme e zbukurojnë ambientin, mirëpo kur banalizohet me to atëherë ato janë imazh i keq për qytetin dhe cilindo vend qofshin. Për fëmijët ato janë një pamje joedukuese dhe japin mesazh të keq”, tha L.P

 

E i shqetësuar nga kjo dukuri është edhe K.B, baba i dy fëmijëve, i cili i quan të turpshme veprimet e tilla që bëhen.

 

“Më të vërtetë është turp një veprim i tillë, pavarësisht nga kush bëhet, jep mesazh të keq për neve si shoqëri”, tha K.B

 

Edhe V.G, nënë e një vajze, shprehet e shqetësuar lidhur me këtë çështje, ajo tha për InLajmin, se shpesh herë është pyetur nga vajza e saj për domethënien e këtyre figurave.

 

“ Shumë shpesh vajza më ka pyetur lidhur me figurat dhe fjalët banale neper mure, normalisht që më ka penguar jashtëzakonisht shumë”, tha V.G

 

 

Sociologu Besim Gollopeni, tha për InLajmin se këto shkrime dhe figura banale, vijnë nga qytetarë të cilët janë të zhgënjyer nga realiteti shoqëror, si dhe nga të rinj në moshën e adoleshencës.

 

“Shprehje fyese apo banale të cilat i hasim në formë të shkruar apo figura, kudo qofshin në hapësira publike, vijnë nga qytetarë të cilët zakonisht janë të zhgënjyer me realitetin shoqëror apo mbi ndonjë çështje të caktuar që i preokupon ata në njërën anë dhe qytetarë në moshë adoleshente”, tha Gollopeni.

 

Ndër të tjera sociologu Gollopeni, shtoi se përveç institucioneve shtetërore përgjegjëse për luftimin e kësaj dukurie është edhe shoqëria.

 

“Në një situatë të këtillë, përgjegjëse nuk janë vetëm institucionet mirëpo, edhe vet shoqëria. Shoqëria dhe komuniteti duhet të jenë vigjilentë për efektet negative që mund të kenë shkrime të tilla me karakter banal, të identifikojnë grupet sociale që manifestojnë sjellje të tilla amorale dhe asociale dhe ti denoncoj ato në institucionet gjegjëse”, u shpreh sociologu.

 

 

Lidhur me këtë dukuri shqetësuese dhe mjaftë të përhapur në vendin tonë psikologu Rron Kastrati, tha për InLjmin se motivet e këtyre veprimeve mund jenë të shumta e një ndër to është edhe vetë-shprehja e ndjenjave emocionale.

 

“Mundësitë për vetë-shprehje nga vizatimet në mure, përmes figurave banale, agresore, e fjalëve të papërshtatshme banale janë nga rezultati i eksperiencave dhe përjetimeve konfliktuoze e shpesh herë tendencioze gjatë kohës kur situatat e shumta të periudhës së Adoleshencës, p.sh në shkollë, me shoqëri, në familje përcjellët rrjedhimisht me kufizime, censura të ndryshme nga një edukim i rreptë e autoritativ, me rregulla strikte, e kushtëzime jo fort të përshtatshme për një Adoleshent/e që përjeton kriza identiteti, e ndryshime permanente emocionale (dehje shpirtërore) shpesh herë nga raportet sociale, individuale, etj”, tha Kastrati.

 

I pyetur në atë se si ndikojnë në gjendjen psikologjike të fëmijëve dhe të rinjve veprimet e tilla, psikologu Kastrati tha se kujdesi i rrethit shoqëror duhet të jetë i shtuar sepse ndikimi mundë të shtrihet deri tek personaliteti i tyre në të ardhmen.

 

“Kujdesi duhet të jetë i shtuar, sepse banalitetet dhe figurat apo fjalët banale mund ta brumosin cilësinë dhe elementin tipologjik të personalitetit të një adoleshenti drejt moshës madhore, dhe po ashtu do të krijoj kushte dhe terren të lirë ndërveprimi edhe në shtresat më të zgjeruara shoqërore, ashtu që formohet hallku i një sistemi të papërshtatshëm e mjaftushmërisht problematik.”, shtoi psikologu.

 

Psikologu Rron Kastrati, ndër të tjera shtoi se këto veprime janë mesazh i qartë i rebelimit shoqëror dhe po përshkruajnë gjendjen e një episodi depresiv shoqërorë.

 

“Veprimet e tilla përcjellin një mesazh të qartë: Shoqëria po ndjehet e revoltuar, e ndrojtur, e ndrydhur, dhe nga një periudhë “postmoderne’’ që po kalon çdo limit veprimi duke pas parasysh faktin se etika si nocion po zhvlerësohet dhe po ndjehet averzive pikërisht nga indikacionet e këtij tranzicioni “postmodern”, e në fakt janë fiks figurat banale,vizatimet, fjalët etj, që po përshkruajnë gjendjen e një episodi depresiv dhe kolegtiv në shoqëri”, tha Kastrati.

 

Lidhur me këtë çështje InLajmi, ka kontaktuar edhe zyrtaren komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu mirëpo kjo e fundit nuk është përgjigjur pyetjeve tona, pavarësisht kohës së gjatë që kemi pritur prononcim nga ajo. Mullafazliut i është dërguar email, është kontaktuar në telefon, si dhe kemi qenë në komunë për të biseduar personalisht me të, mirëpo kjo ka qenë e pamundur pasi që ajo nuk ka qenë në vendin e punë, të paktën kështu na është thënë nga personat përgjegjës në komunë.

 

E prononcim për këtë çështje, kemi kërkuar edhe nga Policia e Kosovës, mirëpo as këta të fundit nuk janë përgjigjur pyetjeve tona, lidhur me figurat banale në vendet publike.Gentiana Mani, /InLajmi/

 

Postimi i mëparshëm

Reagon Policia e Kosovës për shkrimet e mediumeve serbe

Postimi tjetër

Federata e Sporteve të Kosovës feston ditën ndërkombëtare të sportit

Të ngjajshme Postime

Pse shumë Projektligje përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese?
KRYESORE

Pse shumë Projektligje përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese?

23 September 2023
“Jo Asociacion pa njohjen e Kosovës”, Ferati i LDK-së: Kërkesa e Kurtit është legjitime
KRYESORE

“Jo Asociacion pa njohjen e Kosovës”, Ferati i LDK-së: Kërkesa e Kurtit është legjitime

23 September 2023
Dialogu Kosovë-Serbi, Ymeri: Kurti mund të shihet si jokredibil nga faktori ndërkombëtar
KRYESORE

Dialogu Kosovë-Serbi, Ymeri: Kurti mund të shihet si jokredibil nga faktori ndërkombëtar

23 September 2023
Shpërthimi në veri, EULEX: Incidente të tilla tregojnë se sa e paqëndrueshme është situata
KRYESORE

Shpërthimi në veri, EULEX: Incidente të tilla tregojnë se sa e paqëndrueshme është situata

23 September 2023
Ëmbëlsira e verës me kos dhe shalqi
KRYESORE

E shtunja me mot me diell dhe mjaftë i ngrohtë

23 September 2023
10 këshilla që ju bëjnë të hiqni dorë nga kafshimi i thonjve
KRYESORE

10 këshilla që ju bëjnë të hiqni dorë nga kafshimi i thonjve

23 September 2023
Postimi tjetër
Federata e Sporteve të Kosovës feston ditën ndërkombëtare të sportit

Federata e Sporteve të Kosovës feston ditën ndërkombëtare të sportit

Lajmet e fundit

Erdogan: Forcat tona të armatosura nuk kanë përdorur kurrë armë kimike

Erdogan: Nuk pajtohem me “qasjen negative” të liderëve tjerë botëror ndaj Putinit

23 September 2023
Pse shumë Projektligje përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese?

Pse shumë Projektligje përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese?

23 September 2023
Cilën rrugë duhet ta ndjek Kosova “Procesin e Berlinit” apo “Ballkani i Hapur”?

Gjermania e Franca dalin me propozime jozyrtare për reformën e BE

23 September 2023
“Jo Asociacion pa njohjen e Kosovës”, Ferati i LDK-së: Kërkesa e Kurtit është legjitime

“Jo Asociacion pa njohjen e Kosovës”, Ferati i LDK-së: Kërkesa e Kurtit është legjitime

23 September 2023
Dialogu Kosovë-Serbi, Ymeri: Kurti mund të shihet si jokredibil nga faktori ndërkombëtar

Dialogu Kosovë-Serbi, Ymeri: Kurti mund të shihet si jokredibil nga faktori ndërkombëtar

23 September 2023
Shpërthimi në veri, EULEX: Incidente të tilla tregojnë se sa e paqëndrueshme është situata

Shpërthimi në veri, EULEX: Incidente të tilla tregojnë se sa e paqëndrueshme është situata

23 September 2023
A ju pëlqen sallata turshi, ra receta e thjeshtë, e shpejtë dhe plotë shije

A ju pëlqen sallata turshi, ra receta e thjeshtë, e shpejtë dhe plotë shije

23 September 2023
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu