Aleanca Kosova e Re (AKR) në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, ka mbajtur një tubim me banorët e Hajvalisë, ku presidenti i kësaj partie, Behgjet Pacolli, ka theksuar se synojnë të jenë pjesë e Kuvendit dhe Qeverisë me një program mjaft dinjitoz.
Pacolli ka thënë se kjo parti ka dhënë kontribut të çmueshëm në ndërtimin e institucioneve të Kosovës, përcjell Epoka e Re
Ndërsa kandidati për deputet Islam Pacolli, ka thënë se Hajvalia dhe Gollaku si gjithmonë ka qenë në një nga shtyllat më ta forta të AKR-së, pasi që kjo parti i ka rrënjët në këtë zonë.
Aleanca Kosova e Re është në koalicion parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate dhe Partinë e Drejtësisë.