Nesër në fshatin Belle të Komunës së Deçanit, festohet “Dita e Gështenjave”, një festë tashmë tradicionale për kultivimin e gështënjave.
Komuna e Deçanit permes një njoftimi ka treguar agjendën për ditën e nesërme ku manifestimi do të fillojë nga ora dhjetë e mengjesit.
Në këtë manifestim gjithashtu do të ketë edhe orë letrare me moton “Madhështia e Gështenjës Deçanase’’,
Gjithashtu do të ketë ekspozitë, ushqime tradicionale, pjekja dhe servimi i gështenjave dhe shumë aktivitete të tjera.